In Medias Res

Editoriale

Bashkohuni me ne në rrjetet sociale

Kosovalive SH.P.K.
Rruga Vicianum, 2/1 Arberi
10000 Prishtine
Kosovë

Email: [email protected]
Tel: 038 753 465
Tel: 043 588 700

Rikthimi në fshatin e “Honeylandit”

me 6 Shtator 2020 ora 14:53

U Kopjua

Kur producenti dhe dy regjisorët e “Honeylandit” u kthyen në vendin ku kishin xhiruar dokumentarin e tyre, në Maqedoninë Veriore, për herë të parë qëkur morën dy nominime për “Oscar” në shkurt, diçka rrënjësore kishte ndryshuar.

Filmi dokumenton tensionin në mes të Hatixhe Muratovas, një bletare vendase dhe një fermeri në fshatin malor, Beqirili, në pjesën qendrore të Maqedonisë së Veriut. Ndrydhur në mes të dy kodrave shkëmbore, fshati ishte i qasshëm vetëm më fuoristradë përgjatë një rruge të rrëpirë e të pashtruar. Shumica e shtëpive ishin ende gati të rrënuara duke u bërë një me barishtet.

Hatixhe Muratova, një nga banoret e fundit vendase dhe ylli i “Honeyland”, ishte ende duke i pritur filmbërësit me një buzëqeshje dhe një kafe të fortë, shkruan “The New York Times”, transmeton KOHA. Por, dhoma e ndejës e errët e Muratovës, pjesë e skenës më prekëse të filmit, nuk të krijonte më ndjesinë që mund të jetohej aty.

“Tani ky vend dhe këta njerëz janë ndryshe”, ka thënë i trishtuar bashkëregjisori Lubomir Stefanov i ulur në kopshtin e Muratovës. “Dhe mund ta ndiej që ajo tani e di që kjo nuk është shtëpia e vetme e saj”.

Kjo falë Stefanovit dhe ekipit të tij. Duke përdorur paratë që i fituan nga filmi, ai dhe kolegët e tij kanë gjetur një shtëpi të re për të në Dorful, një fshat më i madh dhe më i pasur, gati një orë e gjysmë larg. Tani ajo e ndan kohën e saj në mes të dy fshatrave.

Dhe ky ndryshim flet për një problem me të madh moral që Stefanov dhe kolegët e tij janë mbërthyer qëkur kanë përfunduar filmimin – një që për kohë të gjatë u ka shkaktuar probleme filmbërësve. Si vështrues, a duhet ata që ta ndihmojnë subjektin? E si njerëz, si mund të mos e bëjnë këtë?

Disa ekipe e mbajnë një distancë profesionale edhe pasi që filmi ka përfunduar.

“Por ne kemi vendosur që të thyejmë rregullat”, ka thënë producenti i filmit Atanas Georgiev.

Filmi përshkruan sesi Murtova dhe Hussein Sam dhe një fermer sezonal përpiqen që të bashkëjetojnë në njërin nga vendet me të varfra të Maqedonisë Veriore.

Në kohën kur filmi ishte bërë, Muratova jetonte gjatë gjithë kohës në Beqirili, përderisa familja kaotike e Samit shkonte vetëm gjatë verës, duke penguar ekzistencën e qetë të Muratovës. Filmi ishte xhiruar me një buxhet të vogël, por arriti të grumbullonte më shumë se 1 milion dollarë dhe i bëri filmbërësit e tij të njohur në qarkun e filmbërësve. Po ashtu e bëri Muratovën ndoshta bletaren më të njohur në botë.

Fitoi tri çmime në Festivalin e Filmit në Sundance dhe ishte nominuar si dokumentari më i mirë dhe filmi më i mirë në gjuhë të huaj, në edicionin e sivjetmë të “Academy Awards”.