In Medias Res

Editoriale

Bashkohuni me ne në rrjetet sociale

Kosovalive SH.P.K.
Rruga Vicianum, 2/1 Arberi
10000 Prishtine
Kosovë

Email: [email protected]
Tel: 038 753 465
Tel: 043 588 700

“Rinia e tokës së rrushit” bashkohet për t’i dhënë ngjyra Rahovecit

me 23 Qershor 2020 ora 20:15

U Kopjua

“Rinia e tokës së rrushit” bashkohet për t’i dhënë ngjyra Rahovecit

Armë të tyre janë ngjyrat. Vendi i shprehjes së kreativitetit – Rahoveci. Janë bërë tok, në këtë mision të përbashkët për të cilin tashmë i kanë caktuar edhe datat – 2 e 3 korrik. Do të realizojnë disa murale. “Rini e tokës së rrushit”, është zbërthimi që ia bëjnë emrit të grupit të tyre, ani se shprehja në anglisht është “Grapelanders”. Artin e konsiderojnë formë për të tërhequr vizitorë në këtë qytetin që shtrihet në pjesën perëndimore të Kosovës. Në të njëjtën kohë, për ta arti është edhe një formë revolte. Është dëshira për të kërkuar ndryshim që i ka bërë bashkë e që ka nxitur themelimin e aktivitetit “Grapelanders WallArt”, që synohet të kthehet në një festival dedikuar artit të rrugës. “Ngjyra t’gjalla, shpresë e jetë për qytetin tonë…”, është motoja me të cilën e kanë promovuar veten në rrjete sociale.

Dëfrim Jupa me profesion piktor dhe anëtar i “Grapelanders WallArt”, ka thënë për KOHËN se ky grup i të rinjve ka dashur që të sjellë një frymëzim të ri për qytetin. Prandaj, sipas tij, kanë iniciuar diçka që është inovative e që shndërron hapësirat në qytet në vepra arti, me ngjyrë dhe mesazhe pozitive e inkurajuese. Por, siç ka theksuar ai, qëllimi i përdorimit të artit nuk mbaron me kaq.

“Në kohën e ndryshimeve të mëdha politike dhe emocionale dhe si shtet në transicion që jemi, kemi vënë re se është e domosdoshme ngritja e zërit duke e reflektuar atë në formë intelektuale dhe artistike, siç është arti i rrugës dhe njëkohësisht transformimin e qytetit me ngjyra duke lënë pas zymtësinë që e ka kapluar qytetin tonë”, ka thënë ai. Ka shtuar se prapa aktivitetit “Grapelanders WallArt” momentalisht është vetëm një grup modest i të rinjve.

“Një mbledhi e të rinjve të Rahovecit për t’i dhënë jetë e ngjyra të gjalla qytetit tonë. Inspirim e frymë për ndryshim, sepse shpirti i këtij vendi frymon për një revolucion i cili vjen prej artistëve të qytetit”, është përshkrimi që ai i bën “Grapelanders WallArt”. Ka vënë në pah edhe disa detaje të asaj që e konsideron revoltë.