Rinovimi i kontratës në vitin 2020, zbulohen kërkesat marramendëse të Messit

11:18 / 21 Shtator 2022

U Kopjua

Mediumi spanjoll “El Mundo”, ka zbuluar sot disa detaje që Lionel Messi i kërkonte për rinovimin e kontratës te Barcelona në vitin 2020.

Messi thuhet se i kishte vendosur disa kushte marramendëse ish-presidentit, Josep Bartomeu, për të pranuar rinovimin e kontratës asokohe me gjigantin katalunas, përcjell Kosova.LIVE.

Fillimisht, Messi besohet se ka kërkuar një bonus prej 10 milionë eurove vetëm për nënshkrimin e kontratës, ndërsa klauzola e lirimit të jetë vetëm 10,000 euro.

Po ashtu, ylli argjentinas kishte kërkuar edhe një vend privat për të dhe ish-shokun e tij të skuadrës në atë kohë, Luis Suarez, në stadiumin “Camp Nou”.

Më tej, bëhet e ditur se Messi dëshironte një rritje page në vitin 2022 me një interes prej 3% për të kompensuar pagën e shtyrë.