In Medias Res

Editoriale

Bashkohuni me ne në rrjetet sociale

Kosovalive SH.P.K.
Rruga Vicianum, 2/1 Arberi
10000 Prishtine
Kosovë

Email: [email protected]
Tel: 038 753 465
Tel: 043 588 700

Rita Ora me mikeshat dhe të dashurin e ri relaksohen në Ibiza

me 30 Korrik 2020 ora 21:55

U Kopjua

Rita Ora ishte së fundi me të dashurin e saj producent Romain Gavras teksa çifti lundronte në një barkë së bashku me miqtë e tyre gjatë qëndrimit në ishullin spanjoll Ibiza.

Çifti ndodhet në pushime dhe po përpiqej të merr maksimumin në Spanjë, me gjithë një rritje të numrit të infeksioneve në këtë vend.

Rita 29-vjeçare mbante një bikini rozë dhe shfaqte fizikun e tonifikuar, ndërsa 39- vjeçari Romain mbante rroba banjë të zeza teksa kërcente në ujë nga pjesa e pasme e barkës.

Megjithëse ishin të rrethuar nga shumë miq, çifti dukej se kishin sy vetëm për njëri-tjetrin, teksa producenti i videove muzikore bënte shaka me këngëtaren duke e shtyrë në ujë teksa ajo përgatitej të hidhej.

Me rritjen e temperaturave në ishujt spanjollë, Rita iu rikthye zakonit të vjetër duke dalë ‘topless’, pasi uli pjesën e sipërme të bikinit duke qëndruar në barkë, teksa Romain e shikonte./tch