In Medias Res

Editoriale

Bashkohuni me ne në rrjetet sociale

Kosovalive SH.P.K.
Rruga Vicianum, 2/1 Arberi
10000 Prishtine
Kosovë

Email: [email protected]
Tel: 038 753 465
Tel: 043 588 700

Ronaldo: Isha tepër nervoz, prisja të shënoja një gol por jo dy

me 12 Shtator 2021 ora 10:32

U Kopjua

Cristiano Ronaldo debutojë në mënyrë të shkëlqyeshme në rikthimin e tij tek Manchester United.

Ronaldo arriti të shënojë dy gola në fitoren 4:1 të United nda Newcastle.

36 vjeçari tha se ishte tepër nervoz në këtë takim dhe se nuk priste të shënonte dy gola.

“Nuk prisja t’i shënoja dy gola. Prisja ta shënoja një por jo dy. Ishte një çast i pabesueshëm”.

“Është e pabesueshme. Kur e nisa ndeshjen isha tepër nervoz, betohem”.

Tifozët e “Djajve të kuq” ishin të ngazëllyer me rikthimin e CR7.

Ata vazhdimisht brohorisnin emrin e tij.

“Nuk prisja që ata do ta brohorisnin emrin tim tërë ndeshjen. Pritja ishte e jashtëzakonshme por unë jam këtu për të fituar ndeshje dhe për ta ndihmuar ekipin”.

Fituesi i gjashtëfisht i “Topit të artë” i kishte shënuar 118 gola në 292 paraqitje për Unitedin nga viti 2003 deri në vitin 2009, kur ishte larguar për t’iu bashkuar Real Madridit.

https://youtu.be/Ahnby2vUlxM