In Medias Res

Editoriale

Bashkohuni me ne në rrjetet sociale

Kosovalive SH.P.K.
Rruga Vicianum, 2/1 Arberi
10000 Prishtine
Kosovë

Email: [email protected]
Tel: 038 753 465
Tel: 043 588 700

Rreth 90% e investimeve të huaja në Kosovë shkojnë në blerjen e banesave

me 11 Tetor 2020 ora 17:05

taking, grabbing bunch of keys to apartment, flat, contract

U Kopjua

Edhe ato pak investime të huaja që vijnë në Kosovë nuk shkojnë në sektorë që do të gjeneronin vende të reja pune. Rreth 90 për qind e investimeve të huaja në vitin 2019 kanë shkuar në sektorin e patundshmërive, përcjell Buletini Ekonomik.

Kryesisht ‘investitorët’ janë nga diaspora që paratë po i investojnë në blerjen e banesave. Sipas rapotit vjetor të Bankës Qendrore të Kosovës (BQK) PËR VITIN 2019 Investimet e Huaja Direkte (IHD) arritën vlerën prej 271.8 milionë euro, që paraqet nivel pothuajse të ngjashëm me vitin 2018 (272.1 milionë euro).

“IHD-të në formë të instrumenteve të borxhit shënuan vlerën prej 20.0 milionë euro (8.8 milionë euro në vitin 2018). Rritje e IHD-ve u evidentua kryesisht nëe sektorin e patundshmërive, i cili përbënë rreth 87.1 përqind në gjithsej IHD-të dhe sektorin e industrisë, i cili ka një pjesëmarrje prej 3.9 përqind në gjithsej IHD-ve.

Në anën tjetër, sektorët që shënuan rënie ishin kryesisht sektori i ndërtimtarisë dhe ai i tregtisë”, thuhet në raportin e BQK-së.