In Medias Res

Editoriale

Bashkohuni me ne në rrjetet sociale

Kosovalive SH.P.K.
Rruga Vicianum, 2/1 Arberi
10000 Prishtine
Kosovë

Email: [email protected]
Tel: 038 753 465
Tel: 043 588 700

Rrëzimi i Albin Kurtit: Këto janë hapat e radhës për formimin e Qeverisë së re

me 26 Mars 2020 ora 09:39

U Kopjua

Me 82 vota për 32 kundër dhe vetëm një abstenim, deputetët e Kuvendit votuan mocionin e iniciuar nga LDK-ja, për rrëzimin e qeverisë së drejtuar nga Albin Kurti, pas vetëm 50 ditëve të jetës së saj.

Por, pas këtij veprimi, tani shumë kush është i interesuar të dijë se cilët do të jenë hapat tjerë për themelimin e Qeverisë së re për të mos shkuar menjëherë në zgjedhje.

Në bazë të Kushtetutës, pas votimit të suksesshëm të mocionit të mosbesimit ndaj Qeverisë, Presidenti ka dy opsione para vetës se si të veprojë.

Opsioni i parë, është të nis konsultimet me subjektet politike të përfaqësuara në Kuvend, ngjashëm sikurse ne një situatë pas certifikimit të rezultateve të zgjedhjeve, me qëllim që të caktojë një mandatar të ri për formimin e Qeverisë

Në këtë rast, Lëvizjes Vetëvendosje, si subjekti i parë i dalë nga zgjedhjet, duhet kërkuar propozimin e mandatarin të ri.

Ky propozim nuk mund të jetë sërish Albin Kurti. Në herën e dytë, presidenti ka në diskrecion të vendos se cila prej subjekteve politika apo koalicioneve në Kuvend ka gjasat më të mëdha për të formuar qeverinë e re.

Ndërsa opsioni i dytë, është që përmes një dekreti të shpërndajë Kuvendin dhe vendi të shkojë të zgjedhje të jashtëzakonshme.