In Medias Res

Editoriale

Bashkohuni me ne në rrjetet sociale

Kosovalive SH.P.K.
Rruga Vicianum, 2/1 Arberi
10000 Prishtine
Kosovë

Email: [email protected]
Tel: 038 753 465
Tel: 043 588 700

Rritet edhe më shumë numri i rasteve të reja me COVID-19, publikohet raporti 24 orësh

me 14 Janar 2022 ora 16:05

U Kopjua

Ministria e Shëndetësisë ka njoftuar se në 24 orët e fundit janë konfirmuar 585 raste të reja me COVID-19, raporton Kosova.LIVE.

Konfirmimi i këtyre rasteve vjen pas testimit të rreth 7 mijë mostrave.

Në 24 orët e fundit janë shëruar edhe 57 pacientë. Numri i rasteve aktive në gjithë vendin aktualisht është 3 mijë e 339.

“Nga 6.589 testime, 585 qytetarë kanë rezultuar pozitiv me virusin COVID-19. Gjatë 24 orëve të fundit, nuk është shënuar asnjë rast i vdekjes. Sot janë shëruar 57 qytetarë, derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve është 158.372. Në total numri i rasteve aktive është 3.339”, thuhet në njoftimin e Ministrisë.