In Medias Res

Editoriale

Bashkohuni me ne në rrjetet sociale

Kosovalive SH.P.K.
Rruga Vicianum, 2/1 Arberi
10000 Prishtine
Kosovë

Email: [email protected]
Tel: 038 753 465
Tel: 043 588 700

Rritet sërish çmimi i derivateve në Kosovë

me 7 Tetor 2021 ora 09:27

U Kopjua

Rritja e çmimit të derivatëve në shumë vende të Evropës duket se ka filluar të përcjellet edhe nga naftëtarët kosovarë.

Brenda pak ditësh janë vërejtur lëvizje të çmimit të naftës e benzinës.

Kështu, 1 litër naftë ka arritur në 1.24 euro, derisa litra e benzinit 1.27 euro.

Kryetari i Shoqatës së Naftëtarëve, Fadil Berjani, ka thënë se kriza në vendet evropiane ende nuk e ka prekur Kosovën, ndonëse nuk e ka mohuar që mund të ketë lëvizje të çmimeve në treg.

Megjithatë ai thotë se çmimet reale nuk shkojnë përtej asaj siç ka qenë para krizës, ku 1 litër naftë tregtohej me 1.20 euro dhe benzina me 1.22 euro.