In Medias Res

Editoriale

Bashkohuni me ne në rrjetet sociale

Kosovalive SH.P.K.
Rruga Vicianum, 2/1 Arberi
10000 Prishtine
Kosovë

Email: [email protected]
Tel: 038 753 465
Tel: 043 588 700

Rudari – Bulliqit: Si t’i futi Ramushi lekët në xhep, ta ndërroi mendjen

me 24 Nëntor 2020 ora 00:11

U Kopjua

Debat i nxehtë u zhvillua në Pressing në mes të dy kandidatëve për kryetar të Komunës së Podujevës, Nexhmi Rudari dhe Shpejtim Bulliqi.

Anëtari i LDK’së ka akuzuar Bulliqin për korrupsion në kohën sa ishte kryetar i Komisionit për Shënjimin e Vijës Kufitare.

Sipas Rudarit kundërkandidati i tij ishte paguar nga shefi i AAK’së, Ramush Haradinaj, për të thënë se Kosova humbi territor me demarkimin e kufirit me Malin e Zi.

“Si t’i futi Ramushi lekët në xhep, e ndërrove mendjen”, tha Rudari.

Akuzat i mohoi kandidati i VV’së.

“Kur jam i bindur askush s’ma ndërron mendjen”, tha Bulliqi.