In Medias Res

Editoriale

Bashkohuni me ne në rrjetet sociale

Kosovalive SH.P.K.
Rruga Vicianum, 2/1 Arberi
10000 Prishtine
Kosovë

Email: [email protected]
Tel: 038 753 465
Tel: 043 588 700

Rusia “e gjuan në të tretën”, thotë se në shtator nis prodhimin masiv të vaksinës kundër Covid-19

me 3 Gusht 2020 ora 13:32

U Kopjua

Qeveria ruse ka thënë se synon ta fillojë prodhimin masiv të një vaksine kundër koronavirusit në muajin e ardhshëm dhe të sigurojë disa miliona doza në muaj nga viti i ardhshëm.

“Ne jemi duke llogaritur shumë në nisjen e prodhimit masiv në shtator”, tha ministri rus i Industrisë, Denis Manturov, në një intervistë për agjencinë TASS.

“Do të jemi të aftë për të siguruar vëllim prodhimi të disa qindra mijëra vaksinave në muaj, me rritje eventuale në disa milion nga fillimi i vitit të ardhshëm”, tha ky ministër, duke shtuar se një fabrikë është duke e përgatitur teknologjinë prodhuese në tri lokacione në pjesën qendrore të Rusisë.

Ky shtet është duke i zhvilluar disa prototipe të vaksinave dhe njëra e përgatitur në institutin Gamaleya në Moskë ka arritur në faza të avancuara të zhvillimit, shkruan “The Guardian”, transmeton Gazeta Express.

Minsitri rus i Shëndetësisë, Mikhail Murashko, tha të shtunën se testimet klinike të kësaj vaksine kanë përfunduar dhe se janë duke u përgatitur dokumentet për regjistrimin e vaksinës.

Instituti Gamaleya mori akuza të shumta pasi hulumtuesit dhe drejtuesit e tij e injektuan veten me prototipin e kësaj vaksine disa muaj më parë. Specialistët thanë se ky veprim është mënyrë e ngutshme për fillimin e testimit në njerëz.