In Medias Res

Editoriale

Bashkohuni me ne në rrjetet sociale

Kosovalive SH.P.K.
Rruga Vicianum, 2/1 Arberi
10000 Prishtine
Kosovë

Email: [email protected]
Tel: 038 753 465
Tel: 043 588 700

Sabri Fejzullahu falënderon audiencën, thotë se ishte interpretimi më unik i jetës së tij

me 25 Prill 2020 ora 23:48

U Kopjua

Artsti Sabri Fejzullahu, për një orë disponoi prishtinasit duke mbajtur një koncert në stadiumin e qytetit “Fadil Vokrri”, me qëllim motivimin e qytetarëve të kryeqytetit të Kosovës, në kohën kur vendi dhe bota po përballen me pandeminë e koronavirusit.

Fejzullahu përmes një shkrimi falënderoi të gjithë ata që ndoqën interpretimin e tij, të organizuar nga Komuna e Prishtinës dhe kryetar i saj, Shpend Ahmeti.

Aktori dhe këngëtari Fejzullahu tregoi se ndihet shumë i lumtur që lehtësoi disa momente gjatë qëndrimit të publikut të tij në shtëpi.

Fejzullahu interpretimin e tij e konsideron si interpretimi më unik e jetës së tij.

Më poshtë gjeni shkrimin e artistit:

“Të dashur shqiptarë,

Falemnderit që nga shtëpitë tuaja ndoqët performancën time në stadiumin “Fadil Vokrri”, të organizuar nga Komuna e Prishtinës dhe kryetari Shpend Ahmeti. Shikime me qinda mijëra, komente pa fund, mesazhe pa fund … sa i lumtur jam që arritëm të lehtësojmë disa nga momentet tuaja gjatë qëndrimit në shtëpi, aty ky është edhe njëri front i luftës ndaj pandemisë Covid-19. Jam i lumtur që isha pjesë e familjeve tuaja të nderuara. Falemnderit edhe Komunës së Prishtinës me kryetarin z. Ahmeti për përkujdesjen.
Unë ju dua pa fund dhe bashk me ju lutemi që gjithçka të përfundojë shpejt e mirë!
Ne bashkë me ekipin tim, pra, me producentin Shpëtim Desku, mnaxherin Avni Selimi, jemi organizuar online dhe po punojmë për këngët e reja. Kreshniku nga “home studio” po bën punën e tij, producenti tjetër në studio në anën tjetër po organizon orkestrimin, dhe mua më mbetet që në kohën time të përcaktuar sipas urdhëresës shtetërore, të shkoj e ti këndoj ato që duhet, e pastaj pjesa tjetër e ekipit gjithashtu online punojnë në realizimin e punëve.

Ishte një performancë me shumë emocione dhe mbetet performanca më unike e jetës. Unë me pianistin në skenë, kameramanët gjithandej, por pa juve publiku i dashur … Sa shume doja t’ju kisha aty …!

Ju dua pa fund,
Sabriano”, shkroi Fejzullahu.