Bashkohuni me ne në rrjetet sociale

Kosovalive SH.P.K.
Rruga Vicianum, 2/1 Arberi
10000 Prishtine
Kosovë

Email: [email protected]
Tel: 038 753 465
Tel: 043 588 700

Salah konfirmon qëndrimin te Liverpooli për të paktën edhe një vit: Nuk mendoj për kontratë, por për trofeun e Ligës së Kampionëve

me 25 Maj 2022 ora 17:59

U Kopjua

Mohamed Salah ka konfirmuar se do të qëndrojë te Liverpooli edhe për sezonin 2022/23.

Egjiptiani ka vetëm 12 muaj të mbetur në kontratën e tij aktuale dhe ende nuk ka nënshkruar një zgjatje të kontratës, duke shkaktuar frikën se ai mund të shitet këtë verë.

Real Madrid dhe Barcelona kanë qenë të interesuar për lojtari, i cili ka këmbëngulur se paratë nuk janë e vetmja gjë që duhet diskutuar në negociatat e tij për kontratën e re.

I pyetur nëse fitorja e Ligës së Kampionëve kundër Real Madridit të shtunën do ta ndihmonte për ta bindur atë të qëndronte, ai tha se nuk mendon kontratën aktualisht.

“Në mendjen time, nuk është fokusi te kontrata për momentin. Nuk dua të jem egoist. Madje para disa muajsh thashë se bëhet fjalë për ekipin, është një javë e rëndësishme për ne. Jam i fokusuar vetëm te skuadra. Dua sërish Ligëne  Kampionëve, dua ta shoh sërish Hendon [Jordan Henderson] me trofeun në duar”.

“Unë jam i fokusuar vetëm te ekipi, nuk dua të flas për kontratën tani. Kemi një kohë të gjatë. Unë do të qëndroj sezonin e ardhshëm, sigurisht. Kjo është e qartë. Unë do të qëndroj sezonin tjetër. Le të shohim pas kësaj”, ka thënë Salah.