In Medias Res

Editoriale

Bashkohuni me ne në rrjetet sociale

Kosovalive SH.P.K.
Rruga Vicianum, 2/1 Arberi
10000 Prishtine
Kosovë

Email: [email protected]
Tel: 038 753 465
Tel: 043 588 700

Salihu: I mbetet Prokurorit të Shtetit që të veproj në pajtim me kompetencat që i ka dhënë ligji

me 13 Prill 2020 ora 23:09

U Kopjua

Njohësi i kontesteve kushtetuese, juristi Hajzer Salihu, ka cituar nenin 116 të kushtetutës, i cili tregon qartë se vendimet e Gjykatës Kushtetuese janë obligative. Poashtu, ai tregon penalizimet në rast të veprimit kundër këtyre dispozitave.

Lexoni postimin e plotë:

Neni 116 paragrafi 1 i Kushtetutës së Kosovës, përcakton se: “Vendimet e Gjykatës Kushtetuese janë të detyrueshme për gjyqësorin dhe të gjithë personat dhe institucionet e Republikës së Kosovës”.

Ndërsa neni 394 paragrafi 1 dhe 2 i Kodit Penal të Kosovës, përcakton se: “1. Personi zyrtar apo personi përgjegjës i cili refuzon të ekzekutoj urdhrin, vendimin apo aktgjykimin e plotfuqishëm të ndonjë gjykate të Republikës së Kosovës, apo i cili nuk e ekzekuton vendimin brenda afatit ligjor apo afatit të caktuar me vendim, dënohet me gjobë ose me burgim deri në dy (2) vjet. 2. Nëse me veprën penale nga paragrafi 1. i këtij neni është shkaktuar shkelje e rëndë e të drejtave njerëzore apo dëm substancial material, kryesi dënohet me burgim prej gjashtë (6) muaj deri në pesë (5) vjet”

Kushdo qe nuk zbaton vendimet gjyqësore,, atëherë i mbetet Prokurorit të Shtetit qe të veproj në pajtim me kompetencat qe i ka dhënë ligji!