Kulturë

Bashkohuni me ne në rrjetet sociale

Kosovalive SH.P.K.
Rruga Vicianum, 2/1 Arberi
10000 Prishtine
Kosovë

Email: [email protected]
Tel: 038 753 465
Tel: 043 588 700

Scholz: NATO do të armatosë Ukrainën për aq kohë sa të jetë e nevojshme

10:03 / 29 Qershor 2022

U Kopjua

Shtetet aleate të NATO-s do të vazhdojnë të furnizojnë Ukrainën me armë në luftën e saj kundër Rusisë për aq kohë sa është e nevojshme, ka thënë kancelari gjerman në Madrid, Olaf Scholz.

“Është mirë që vendet që janë mbledhur këtu, por edhe shumë të tjera gjithashtu, të japin kontributet e tyre në mënyrë që Ukraina të mund të mbrojë veten e saj, duke i siguruar mjete financiare, ndihma humanitare, por gjithashtu duke i siguruar edhe armët që Ukrainës i duhen urgjentisht”, iu tha Scholz reporterëve të Reutersit para se të arrinte në ditën e dytë të samitit të NATO-s.

“Mesazhi ynë është: Ne do të vazhdojmë ta bëjmë këtë – dhe do ta bëjmë intensivisht – për aq sa është e nevojshme që t’i mundësohet Ukrainës ta mbrojë veten”, shtoi ai.

Kancelari gjerman më herët ishte kritikuar se nuk po i dërgon armë Ukrainës, përkundër thirrjes së saj. Madje, disa raportime ishin se Gjermania po e bllokon edhe Spanjën për dërgimin e disa armëve.