In Medias Res

Editoriale

Bashkohuni me ne në rrjetet sociale

Kosovalive SH.P.K.
Rruga Vicianum, 2/1 Arberi
10000 Prishtine
Kosovë

Email: [email protected]
Tel: 038 753 465
Tel: 043 588 700

Selimi: 16 vdekje në ditë janë shifra lufte, Qeveria Hoti duhet të shkojë

me 7 Gusht 2020 ora 12:12

U Kopjua

Shefi i Grupit Parlamentar të VV-së, Rexhep Selimi ka thënë se situata në Kosovë është alarmante.


Selimi ka thënë se kjo është pasojë e keqmenaxhimit të Qeverisë, derisa ka kërkuar nga deputetët që ta përkrahin mocionin e nisur nga kjo parti, në mënyrë që Qeveria Hoti të largohet nga pushteti.

Ai ka thënë se përmasat e vdekjeve nga koronavirusi në Kosovë janë alarmante, dhe mund të krahasohen me shifrat e luftës, shkruan Reporteri.

“Kemi të bëjmë me një krizë humanitare. Shifrat janë alarmante, njerëzit po vdesin jo vetëm se janë të infektuar por edhe pse nuk po ju ofrohet ndihmë nga Qeveria. Spitalet tashmë nuk mund të pranojnë të infektuar. Shumëçka mund të fshehet prapa transparencës, por jo edhe humbja e jetës së qytetarëve. Kjo krizë humanitare u parapri edhe një krizë morale e thellë.Dështimi i juaj është në përmasa tragjike. Që kur erdhët në Qeveri e deri më sot ju e sollët vendin në rekorde të zeza. Këto janë statistike lufte, kur në luftë vriteshin 16 persona në ditë. Qeveria Kurti arriti të sjellë situatën në 0 raste në ditë, kjo ishte një arritje globale. Kjo ju bën juve të panevojshëm për të qeverisur por edhe të rrezikshëm për jetën e qytetarëve. Ju kemi paralajmëruar, ju gabuat me dashje prandaj kjo ua shton barrën dhe peshën e përgjegjësisë. VV dje ka hapur një shteg për të dalë nga kjo situatë, është mocioni për të larguar këtë qeveri të papërgjegjshme”, u shpreh ai.