In Medias Res

Editoriale

Bashkohuni me ne në rrjetet sociale

Kosovalive SH.P.K.
Rruga Vicianum, 2/1 Arberi
10000 Prishtine
Kosovë

Email: [email protected]
Tel: 038 753 465
Tel: 043 588 700

Setien ja ndryshon rolin Lionel Messit në Ligën e Kampionëve

me 30 Korrik 2020 ora 17:27

U Kopjua

Pasi humbi La Ligas, trajneri i Barcelonës, Quique Setien e ka marrë shumë seriozisht Ligën e Kampionëve.

Sipas raportimeve nga Spanja, ai do të ua ndryshoj rolin në fushë disa futbollistëve, transmeton Kosova.LIVE.

“Mundo Deportivo” raporton se Setien nuk e dëshiron më Messin në rolin e “playmakerit”.

Trajneri spanjoll beson se ky rol po e largon atë nga shënimi i golave të shumtë.

Setien është duke punuar me dyshen e mesfushës Frenkie De Jong dhe Riqui Puigi që pasimet e tyre të jenë sa më shumë në drejtim të sulmit.

Me këtë plan, Setien po mundohet ta liroj Messin nga përgjigjësitë e organizimit të lojës dhe që argjentinasi të jetë më shumë në fazën e sulmit.