In Medias Res

Editoriale

Bashkohuni me ne në rrjetet sociale

Kosovalive SH.P.K.
Rruga Vicianum, 2/1 Arberi
10000 Prishtine
Kosovë

Email: [email protected]
Tel: 038 753 465
Tel: 043 588 700

ShBA e Gjermania në “luftë” për kompaninë që po tenton ta zbulojë vaksinën kundër coronavirusit

me 15 Mars 2020 ora 21:33

U Kopjua


“Në këtë drejtim, Qeveria është në komunikim intensiv me kompaninë CureVac”, tha ai.

E kontaktuar nga Reuters, një zëdhënëse e Ministrisë gjermane të Shëndetësisë ka deklaruar se ata e konfirmojnë raportin e gazetës Welt am Sonntag.

Gazeta Welt am Sonntag ka cituar një burim nga Qeverisë gjermane duke thënë se Trump po përpiqej të siguronte të drejtat ekskluzive të shkencëtarëve dhe do të bënte gjithçka për të marrë atë vaksinë për Shtetet e Bashkuara, “por vetëm për Shtetet e Bashkuara”.

E kontaktuar nga Reuters gjatë ditës së diel, Ambasada amerikane në Berlin nuk kishte asnjë koment në lidhje me çështjen në fjalë dhe njëkohësisht askush nuk ishte në dispozicion për ndonjë përgjigje nga kompania CureVac.

Welt am Sonntag tha se CureVac nuk pranoi të komentojë. 

Florian von der Muelbe, bashkëthemelues dhe shef i prodhimit në kompaninë CureVac, kishte deklaruar për Reuters javën e kaluar se kompania kishte filluar kontaktet me një mori kandidatësh për projektin për vaksinën kundër coronavirusit dhe tani ishte në selektim e sipër për të filluar me prova klinike. 

CureVac, kompani private me seli në qytetin Tuebingen në Gjermani, shpreson që të ketë arritur të jetë në posedim të një vaksine eksperimentale deri në muajin qershor apo korrik e prej ku pastaj të marrë dritën e gjelbër nga rregullatorët për të filluar testimin edhe te njerëzit.  

Në web faqen e saj, kompania CureVac thotë se shefi ekzekutiv, Daniel Menichella, më herët gjatë këtij muaji është takuar me presidentin Trump, Zv/presiedentin Mike Pence, anëtarët e Task Forcës kundër coronavirsuit nga Shtëpia e Bardhë si dhe me përfaqësues të kompanive farmaceutike dhe bioteknike për të diskutuar në lidhje me vaksinën në fjalë.  

Karl Lauterbach, profesor  i sektorit të shëndetësisë dhe epidemiolog, i cili po ashtu është edhe një ligjvënës nga Socialdemokratët, partnerë të koalicionit qeverisës me kancelaren Angela Merkel, duke reaguar në raportimin nga gazeta gjermane Welt am Sonntag përmes llogarisë së tij në Twitter ka deklaruar se “shitja ekskluzive e një vaksine të mundshme në ShBA duhet të parandalohet me të gjitha mënyrat. Kapitalizmi duhet të ketë kufij”.