In Medias Res

Editoriale

Bashkohuni me ne në rrjetet sociale

Kosovalive SH.P.K.
Rruga Vicianum, 2/1 Arberi
10000 Prishtine
Kosovë

Email: [email protected]
Tel: 038 753 465
Tel: 043 588 700

SHBA PRITET TA RIHAP EDHE TUNELIN E BOMBARDUAR GJATË LUFTËS

me 23 Shtator 2020 ora 22:38

U Kopjua

Një nga projektet që Qeveria e Kosovës ia prezantoi amerikanëve është linja hekurudhore me Serbinë.

Binarët e saj nuk janë shfrytëzuar për më shumë se dy dekada. Edhe tuneli i gjatë 2 kilometra është i papërdorshëm që nga koha kur u bombardua nga NATO.

Plani është që ky tunel të rifunksionalizohet e modernizohet dhe atë me paratë e Shteteve të Bashkuara të Amerikës.

Lidhja Hekurudhore, bashkë me atë rrugore si dhe vendosja e Linjës ajrore Prishtinë-Beograd dhe anasjelltas përbëjnë bazën e Zotimeve të nënshkruara në Shtëpinë e Bardhë, për normalizimin ekonomik Kosovë-Serbi.

Shumica e projekteve, që duhet të prezantohen nga vendorët do financohen nga Korporatat shtetërore amerikane siç është ajo për financimin zhvillimor e quajtur DFC.