In Medias Res

Editoriale

Bashkohuni me ne në rrjetet sociale

Kosovalive SH.P.K.
Rruga Vicianum, 2/1 Arberi
10000 Prishtine
Kosovë

Email: [email protected]
Tel: 038 753 465
Tel: 043 588 700

Shërbimi i Jashtëm i BE-së propozon Lajçakun si përfaqësues special për dialogun Kosovë-Serbi

me 21 Mars 2020 ora 17:40

U Kopjua

Bashkimi Evropian ka propozuar ministrin e deritashëm të Punëve të Jashtme të Sllovakisë për Përfaqësues Special për dialogun në mes të Kosovës dhe Serbisë, edhe pse zyrtarë të BE-së kanë refuzuar të pranojnë se procedura e emërimit të Lajçakut tanimë ka filluar.

Në dokumentin e siguruar, shihet se Zyra e Përfaqësuesit të Lartë për Punë të Jashtme dhe Politika të Sigurisë i BE-së i ka parashtruar Këshillit të Evropës propozimin për emërimin e Përfaqësuesit Special të Bashkimit Evropian për Dialogun Prishtinë-Beograd dhe për Ballkanin Perëndimor.

Neni 1 i këtij dokumenti thotë se “z. Mirlosav Lajçak emërohet Përfaqësues Special i Bashkimit Evropian për dialogun Beograd-Prishtinë dhe çështjet tjera rajonale të Ballkanit Perëndimor nga [1 prilli] 2020 e deri më 31 mars 2021”.

Dokumenti parasheh mandatin e Përfaqësuesit Special si dhe provizionet tjera, si ato për financim, privilegje, imunitete dhe siguri.

Ajo që bie në sy është se dokumenti që i jep mandat Përfaqësuesit Special që të punojë “për normalizim gjithëpërfshirës” të marrëdhënieve nëpërmjet një “marrëveshjeje ligjërisht të obligueshme, që adreson të gjitha çështjet e hapura në mes të dyja palëve”, nuk e përmend askund nevojën për njohjen e Kosovës nga Serbia dhe anëtarësimin e Kosovës në Kombet e Bashkuara, që janë qëllimet strategjike të Kosovës.

Gjithashtu, vërehet se neni 12, që parasheh bashkëpunimin e Përfaqësuesit Special me protagonistët tjerë, askund nuk përmendet bashkëpunimi edhe me Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Me mosbesimin në rritje në mes të Kosovës dhe BE-së, sidomos për shkak të mungesës së vendimit të merituar për liberalizimin e vizave për Kosovën, është e vështirë të shihet sesi Kosova mund t’i besojë një procesi në të cilin nuk parashihet roli i SHBA-së.

Zyrtarët e Kosovës, presidenti Thaçi dhe ministri Konjufca kanë shprehur kundërshtimin e tyre me përzgjedhjen e Miroslav Lajçakut si Përfaqësues Special i BE-së për dialogun në mes të Kosovës dhe Serbisë, duke përmendur faktin që Lajçak si Ministër i Jashtëm i Sllovakisë ka dështuar ta bindë vendin e tij që ta njohë pavarësinë e Kosovës, e madje edhe duke e përmendur faktin se ka votuar kundër anëtarësimit të Kosovës në UNESCO.