In Medias Res

Editoriale

Bashkohuni me ne në rrjetet sociale

Kosovalive SH.P.K.
Rruga Vicianum, 2/1 Arberi
10000 Prishtine
Kosovë

Email: [email protected]
Tel: 038 753 465
Tel: 043 588 700

Shërbyesit Civilë, thirrje Qeverisë: Mos hapni konkurse pa i sistemuar punëtorët aktualë

me 25 Shkurt 2020 ora 10:05

U Kopjua

Reduktimi i ministrive nga 21 në 15, ka shtuar nevojën për risistemimin e shërbyesve civilë në dikastere përkatëse.

E kjo gjë po vlerësohet si shqetësim i madh për pozicionimin e tyre. Madje Sindikata e Shërbimit Civil në Kosovë po e sheh si kundërshtim me ligjet e miratuara në Kuvendin e Kosovës.

Kryetari i Sindikatës së Shërbimit Civil në Kosovë, Mursel Zymberi, në një intervistë për Ekonomia Online tha se SShCK-ja do t’ua garantojë të drejtat e punës që të mundësojë transferimin në pozita ekuivalente.

Por, ai ka kritikuar Qeverinë, pasi që mendon se do të jetë problem mënyra e menaxhimit dhe se do të kthejë ministritë në pikën zero.

“Zyrtarët e ministrive të caktuara të cilët është planifikuar të fuzionohen në ministritë të përbashkëta me dikastere të caktuara është shqetësim i madh dhe pozicionit të tyre se ku do të mbeten. Është dashur të planifikohet mirë se si të bartën këta zyrtar në ministritë të caktuar po iu prekur e drejta e tyre elementare ajo për punë të dinjitetshëm dhe mos diskriminim të pozicioneve që kanë tani për tani”.

“Marrëveshja politike shpeshherë po ndodhë të jetë në kundërshtim me ligjet që i ka miratua Kuvendi i Kosovës. Kohëve të fundit po flitet se ekziston mundësia me mbete pa vend të punës, por unë them se me ligjin për shërbimin civil garantohet e drejta e punës ose barten në ministrie ose transferohen në pozita ekuivalente. Se si do të menaxhohen këto, do të thotë se ne do të kthehemi nga zero”, u shpreh Zymberi.

Mes tjerash, Zymberi ka kërkuar nga Qeveria Kurti që mos të ketë konkurse për punëtorë të rinj, deri në momentin e pozicionimit të nëpunësve civil.

Sipas tij, këto të drejta ua garanton  ligji dhe qeveria nuk ka të drejtë për rrezikimin e vendeve të punës.

Ndër të tjera, Zymberi ka bërë të ditur se vendi i punës u rrezikohet shefave të personelit, sekretareve permanentë, drejtorëve të departamenteve dhe shefave.

“Qeveria Kurti duhet të mendoj që brenda afatit qeverisës këta zyrtar të mendon formën se si do t’i fuzionon. Në rend të parë të mos pranohen punëtor tjerë të rinj sepse është një numër i caktuar i zyrtarëve publik që shkojnë në pension ose lëshojnë vendet e tyre të punës. Konkurset e reja mos të ketë derisa të pozicionohen këta zyrtar në vendet e tyre të punës. Ligji ia garanton dhe qeveria nuk bën t’i rrezikoj. Departamentet do të funksionojnë, rrezikohet pozicioni i shefave të personelit, sekretareve permanent, drejtorëve të departamenteve dhe shefave”, ka thënë Zymberi për EO.

Për me tepër SSHCK njoftoi se në rast të abuzimit nga qeveria,  veprimet sindikale do të jenë të pashmangshme.

“Nëse ndodhë që të abuzohen shërbyesit civil ata do të dinë të reflektojnë mbi bazën e ligjit i cili garanton veprimin sindikal do të jenë të pashmangshme në rast se qeveria Kurti nuk merret me pozitën dhe përmirësimin e shërbyesve civil e aq më tepër të rrezikoj vendin e punës”, tha ai.

Ditë më parë qeveria mori vendim që të shkarkojë disa sekretarë të ministrive, për të cilët tha se do të jenë në listën rezervë.

Ndërsa, për punëtorët tjerë të ministrive që janë “shkrirë” ende nuk ka ndonjë vendim se çka do të ndodhë me ta.