In Medias Res

Editoriale

Bashkohuni me ne në rrjetet sociale

Kosovalive SH.P.K.
Rruga Vicianum, 2/1 Arberi
10000 Prishtine
Kosovë

Email: [email protected]
Tel: 038 753 465
Tel: 043 588 700

Shërohet pacienti i parë me koronavirus në Kosovë

me 25 Mars 2020 ora 20:38

U Kopjua

Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës ka njoftuar se një person i konfirmuar më parë pozitiv me koronavirus, tashmë ka dalë negativ.

Por, IKSHPK’ja thotë se për t’u konfirmuar nëse është shëruar plotësisht pacienti i parë në Kosovë, duhet të bëhet edhe një test tjetër.

“Në ndërkohë kemi rezultatin e parë NEGATIV të njërit nga pacientët me CODID 19 pozitiv. Nevojitet edhe testi kontrollues dhe me shpresë që do të kemi pacientin e parë të shëruar me COVID 19 në Kosovë”, ka thënë IKSHPK’ja.

Më herët, IKSHPK’ja ka njoftuar se edhe tetë persona kanë rezultuar pozitiv me koronavirus, duke çuar numrin e përgjithshëm të të infektuarve në 71.