In Medias Res

Editoriale

Bashkohuni me ne në rrjetet sociale

Kosovalive SH.P.K.
Rruga Vicianum, 2/1 Arberi
10000 Prishtine
Kosovë

Email: [email protected]
Tel: 038 753 465
Tel: 043 588 700

Shfaqet problemi i parë që bllokon hekurudhën nga Shqipëria për në Maqedoninë e Veriut

me 27 Janar 2022 ora 09:18

U Kopjua

Drejtori i Hekurudhave të Maqedonisë dhe Infrastrukturave, Hari Llokvenec në Alsat është shprehur se pavarësisht komunikimit të mirë me kolegët e tij nga Shqipëria, sfida e ndërtimit të hekurudhës drejt Shqipërisë është pjesë e infrastrukturën e nevojshme që mund të rrezikonte ekosistemin e liqenit.

“Për hir të së vërtetës, problemi nuk është tek ne, nuk është në anën maqedonase, por është në pjesën shqiptare, në stacionin kufitar që gjendet në Lin, në brigjet e liqenit të Ohrit dhe problemi nuk është në afërsi të hekurudhës deri në breg, por kërcënimet nga ndërtimi i një qendre logjistike e cila në të ardhmen është kërcënim për ekosistemin në raport me liqenin e Ohrit, që është një nga shqetësimet e UNESCO-s”, tha Llokvenec.

Kujtojmë që ndërtimi i një hekurudhe të tillë është kërkuar edhe nga BE pasi lidh të gjithë korridorin strategjik nr.8 që gjendet në Ballkan. Ndërsa zbatimi i këtij projekti duket ende i largët.