In Medias Res

Editoriale

Bashkohuni me ne në rrjetet sociale

Kosovalive SH.P.K.
Rruga Vicianum, 2/1 Arberi
10000 Prishtine
Kosovë

Email: [email protected]
Tel: 038 753 465
Tel: 043 588 700

Shikoni se si ministri britanik e bind gazetarin live të vaksinohet kundër Covid-19

me 30 Nëntor 2021 ora 15:14

U Kopjua

“Asnjëherë mos e shtyni për nesër punën që mund të bëni sot”. Kjo duket të jetë motoja e ministrit britanik të Shëndetësisë, i cili vetëm sa nuk e mori në krahë gazetarin, të cilit do i jepte intervistë, e ta çonte për të bërë vaksinën kundër Covid-19.

Një video e publikuar nga Sky News tregon Sajid Javid  duke qëndruar jashtë qendrës së vaksinimit në Spitalin St Thomas’ , në pritje të fillimit të intervistës së tij me gazetarin John Craig.

Teksa kamera “filmon”, ministri britanik i Shëndetësisë fillon një bisedë me gazetarin me përvojë dhe e pyet nëse e ka marrë dozën e tretë përforcuese.

 “Jo, jam 64 vjeç, nuk e kam bërë ende ”, përgjigjet gazetari, me ministrin  që e pyet menjëherë “pse jo”. Gazetari  më pas shpjegon se ka neglizhuar vaksinën pjesërisht, sepse e kishte kaluar Covid.

“Sipas rregullave të reja, ju mund ta bëni tani dozën e tretë,” i thotë Javid gazetarit, duke e këshilluar të shkojë te qendra e vaksinimit.

Gazetari më pas e pyet  … sa orë janë të hapura dhe Javid përgjigjet “deri në 8”.

Por duke ditur se … hekuri ngjitet sa është i nxehtë, ministri britanik i Shëndetësisë i thotë gazetarit të shkojë direkt për tu vaksinuar.