In Medias Res

Editoriale

Bashkohuni me ne në rrjetet sociale

Kosovalive SH.P.K.
Rruga Vicianum, 2/1 Arberi
10000 Prishtine
Kosovë

Email: [email protected]
Tel: 038 753 465
Tel: 043 588 700

Shkon në 19 numri i të vdekurve nga sulmi aksidental i ushtrisë iraniane ndaj anijes së vet

me 11 Maj 2020 ora 09:41

U Kopjua

Forcat detare iraniane përmes një deklarate njoftuan se 19 pjesëtarë të saj janë vrarë dhe 15 të tjerë janë plagosur gjatë një incidenti në ushtrimet ujore të së dielës.

Raportohet se anija u godit gabimisht nga forcat iraniane. Incidenti ndodhi në ujërat e portit Jask, në Gjirin e Omanit. Autoritetet janë duke e hetuar incidentin.

Në raportimet fillestare thuhet se anija është fundosur nga një raketë e hedhur nga një anije e tipit “Jamaran”. Besohet se në anijen e goditur ndodhesin rreth 40 anëtarë të personelit.

Anijet e tipit “Jamaran” mund t’i bartin deri në 120 persona dhe gjithashtu janë të pajisura me raketa tokë-ajër. Forcat detare të iranit rregullisht kryejnë ushtrime ushtarake në Gjirin e Omanit, shkruan “The Jerusalem Post”, transmeton Gazeta Express.