In Medias Res

Editoriale

Bashkohuni me ne në rrjetet sociale

Kosovalive SH.P.K.
Rruga Vicianum, 2/1 Arberi
10000 Prishtine
Kosovë

Email: [email protected]
Tel: 038 753 465
Tel: 043 588 700

Shkon në mbi 15 mijë shifra globale e të vdekurve nga koronavirusi

me 23 Mars 2020 ora 15:12

U Kopjua

Sipas të dhënave të Universitetit “Johns Hopkins”, numri i personave të vdekur nga koronavirusi në mbarë botën ka shkuar në 15 mijë e 308, ndërsa të infektuar janë më shumë se 349 mijë njerëz.

Ndërkohë, kreu i Komitetit Olimpik në Japoni ka thënë se e ka shqyrtuar shtyrjen e datës së zhvillimit të këtyre lojërave pas rritjes së presionit nga vendet tjera dhe shumë kërkesave të komiteteve për të marrë një vendim të tillë.

Ndonëse Kina e ka raportuar një numër të vogël të rasteve të reja dhe asnjë rast të transmetimit lokal, përhapja po vazhdon me ritme të mëdha në Evropë dhe në Shtetet e Bashkuara.

Në Gjermani u konfirmuan mbi katër mijë raste të reja, ndërsa shifrat po rriten edhe në Britani, Spanjë, Francë e Itali, shkruan “The Guardian”, transmeton Kosova.LIVE

Masa ta ashpra për izolim tashmë kanë marrë edhe Zelanda e Re e Australia e largët, duke e kufizuar qarkullimin e njerëzve dhe duke i mbyllur kufijtë për të huajt.