Kulturë

Bashkohuni me ne në rrjetet sociale

Kosovalive SH.P.K.
Rruga Vicianum, 2/1 Arberi
10000 Prishtine
Kosovë

Email: [email protected]
Tel: 038 753 465
Tel: 043 588 700

Shprehia e keqe e Kurtit, edhe mbrëmë sulmoi mediat e Kosovës si argatë të Beogradit

11:39 / 01 Gusht 2022

U Kopjua

Kryeministri Albin Kurti, mbrëmë, në vlugun e zhvillimeve me tensione në Veri  gjeti kohë të sulmojë mediat që po raportonin për ato që po ndodhnin atje. Derisa iu drejtua qytetarëve Kurti bëri një thirrje “mos lejoni të dezinformoheni nga mediet e Beogradit zyrtar apo edhe ndonjë medie në Kosovë që me vetëdije u shërben atyre apo pa vetëdije bie pre e tyre”. Terrenin për këtë sulm e përgatiti, gjatë ditës, kur në konferencë u tha gazetarëve të mos i kërkojnë shumë komente për deklaratat e zyrtarëve në Beograd sepse po merret me qeverisje.

Kryeministri Albin Kurti të dielën mbrëma iu drejtua opinionit pasi nisën tensionet në pjesën veriore të vendit.

Kur serbët nisën të bllokonin rrugët dhe të lëshonin sirenat në Mitrovicë, Kurti doli me një video -adresim duke fajësuar direkt zyrtarë serbë Vuçiq e Petkoviç për trazirat.

 “Ende pa filluar lëshimi ynë i dokumenteve të hyrje-daljeve në vendkalimet kufitare me Serbinë, strukturat ilegale serbe në veri filluan me bllokim rrugësh dhe të shtëna armësh. Atyre ju paraprinë deklaratat, takimet dhe mbledhjet e frikës dhe kërcënimit në Beograd dhe në Rashkë. Aty u planifikuan dhe u nxitën këto veprime agresive që po ndodhin sot. Vuçiq dhe Petkoviq janë përgjegjësit kryesorë për trazirat” tha Kurti.

Tutje Kurti duke folur për situatën në pjesën veriore “organet e rendit dhe të sigurisë së shtetit tonë po mbledhin informacion, po mbikëqyrin gjendjen dhe do të veprojnë, në mbrojtje të ligjit dhe të qytetarëve, të sovranitetit dhe integritetit tonë territorial”.

Ai tërhoqi vërejtjen se ditët në vijim do të jenë problematike pasi vendi po përballet me  përballet me nacional-shovinizmin serbomadh.

Por Kurti nuk u ndalë këtu, pos armikut të jashtëm kërkoi edhe armiq të brendshëm që i ndihmojnë Beogradit nga Kosova. Ky armik, sipas Kurtit, ndodhet në ndonjë media të Kosovës që i shërben Beogradit.

“Përcjellni me vëmendje njoftimet nga qeveria jonë, nga Ministria e Punëve të Brendshme dhe Policia e Kosovës, dhe, mos lejoni të dezinformoheni nga mediet e Beogradit zyrtar apo edhe ndonjë medie në Kosovë që me vetëdije u shërben atyre apo pa vetëdije bie pre e tyre” tha Kurti.

Kjo nuk është hera e parë që Kryeministrin e bënë këtë. Sa herë që gazetarët i bëjnë ndonjë pyetje në lidhje me atë që thonë në Beograd, Kurti së pari merret me gazetarët pastaj jep një përgjigje për atë që thonë zyrtarë serbë.

Një gjë të tillë e kishte bërë edhe gjatë prillit duke i quajtur të manipuluar.

“Nuk ka nevojë që ata (Beogradi), t’iu gënjejnë më shumë… e qe ta kuptoni se nuk duhet më t’i besoni asnjëherë”.