In Medias Res

Editoriale

Bashkohuni me ne në rrjetet sociale

Kosovalive SH.P.K.
Rruga Vicianum, 2/1 Arberi
10000 Prishtine
Kosovë

Email: [email protected]
Tel: 038 753 465
Tel: 043 588 700

Si është “gruaja ideale” sipas përshkrimit të djemve

me 17 Shtator 2021 ora 08:44

U Kopjua

Versioni tjetër i “princit të kaltër” duket kështu!

Ajo e bën atë të ndihet dhe të jetë një burrë edhe më i mirë!

Është e vërtetë: kur meshkujt ndihen të dashuruar (domethënë: të respektuar, vlerësuar dhe përkujdesur) ndihen të motivuar për të qenë më të mirë. Nuk ke përse t’ia kërkosh apo t’i thuash asnjëlloj gjëje; thjesht duaje, dhe ai do të pendohet për çfarëdolloj fjale jo edhe aq të sjellshme që mund t’i ketë thënë motrës apo nënës së tij më parë. E bën të kuptojë se ç’është një njeri i vërtetë.

E dashuron partnerin

E dashuron për atë që është, jo për atë që ajo do të donte të ishte. Një dashuri e tillë rrallë mbetet e pashpërblyer nga ana e meshkujve, dhe është një ndër pikat kyçe të marrëdhënies. Secili ka difektet dhe cilësitë e veta, por nëse e dashuron partnerin e gjen mënyrën për të bërë marrëveshje me cdo sen! Tregohesh e kujdesshme që të mos e mërzisësh, dhe e bën të ndihet mirë.

Ajo shkon mirë me miqtë dhe familjen e tij

Një e dashur fantastike përpiqet të gjejë mënyrat që njerëzit e afërt të partnerit ta duan. Ajo sillet mirë, nuk tallet me ndonjë shaka pa humor të vëllait të tij, dhe përpiqet të krijojë ura komunikimi me shokët. Ajo mund të jetë një shoqe shumë e mirë e motrës së tij adoleshente, dhe i jep këshilla prej motre. Dhe më e rëndsishmja: shokët e tij nuk kanë përse të rrotullojnë sytë kur ai i lajmëron se do të jetë edhe ajo në pub me ta!

Ajo nuk ankohet për gjërat më të vogla

Është e kotë! Sado të qash, mërzitesh, lutesh, një mashkull është ai që është, ashtu si një femër është ajo që është. Aq më tepër kur jeni mbi 20 vjeç, është e pamundur të ndryshoni. Dhe ndoshta, duke këmbëngulur, vetëm sa e nxisni atë të bëjë të kundërten! Një e dashur e mençur di kur të këmbëngulë dhe kur ta marrë partnerin me të mira! Duke i ndërthurur këto të dyja, ndoshta nis të funksionojë.

Ajo e lejon atë të jetë alfa!

Nuk i imponon atë që ka dëshirë vetëm ajo, nuk e pengon të dalë me shokët të shikojë një ndeshje. Nuk krijon mllefe brenda tij! Duke u përpjekur t’i ulni pjesën mashkullore, zëre se i ke zënë frymën dhe i ke thënë: Merr frymë thellë! Meshkujt thonë se një e dashur e mirë e kupton se ai është një mashkull, dhe e lë të përmbushë nevojat si një i tillë. Përshembull, nëse ai ka nevojë të shkojë të shohë një ndeshje, ajo e ndihmon duke i hekurosur bluzën.

Ajo duhet ta respektojë. Dhe t’ja tregojë këtë.

Kjo është një pikë tejet e rëndësishme. Një ndër kërkesat kyçe të burrave. Nëse nuk e respekton të dashurin, ai do të turbullohet duke menduar: Po përse dreqin rri me mua nëse s’më vlerëson? Por çfarë nënkupton respekti? Të dëgjosh. Ta dëgjosh partnerin edhe pasi keni bërë sherr.

Të mos ua tregosh të gjithëve të gjitha zënkat e përditshme. Të përpiqesh ta vësh veten në vend të tij, natyrisht nëse edhe ai e vë veten në vendin tënd. Edhe këtë herë, respekti duhet të jetë i ndërsjelltë.

Eshtë tërheqëse për partnerin

Është shumë e qartë që duhet të jetë kështu, por vetëm sepse kështu duhet të jetë. Për meshkujt, një e dashur e mrekullueshme nuk kërkon të duket tërheqëse vetëm për partnerin, por edhe për veten. ‘Dua që kur të më shikojnë me të, të ndihem mirë me veten’, thonë meshkujt, pak a shumë. Kjo nuk nënkupton që ajo duhet të jetë një 90-60-90; është tërheqëse ajo që të duket tërheqëse. Dhe ky magnetizëm duhet të jetë i ndërsjelltë.

Duhet të përputhet seksualisht me të.

Kjo është një pikë shumë e rëndësishme sipas tyre. Nuk ka të bëjë aspak me fizikun e llahtarshëm apo aftësitë seksuale- ka të bëjë me përputhshmërinë. Disa meshkuj pëlqejnë të eksperimentojnë në shtrat, e nëse partneres nuk i pëlqen të ndryshojë shumë, kthehet në një problem duke ulur dëshirën seksuale. Thënë ndryshe, është e rëndësishme të keni të njejtën gjuhë në shtrat.

Ajo është inteligjente

Ju thamë, versioni femëror i ‘Princit të Kaltër’! Siç e shpjegojnë meshkujt, pasi tërheqja e parë- ekskluzivisht fizike- kalon, janë fjalët dhe mënyrat e sjelljes ato që e bëjnë ta duan të dashurën. Një femër e zgjuar di si të surprizojë, ta bëjë partnerin të ndihet mirë, të mos japë më tepër se ç’duhet nga vetja dhe të shtojë pasionin në çdo kohë. Ajo nuk të lë të mërzitesh!

Eshtë e pavarur

Askush nuk hyn në një marrëdhënie për të qenë një kujdestar fëmijësh. Burrat thonë se nëse e dashura do të ketë një ditë stresuese ata janë të gatshëm t’i qëndrojnë pranë në mbrëmje, por nuk u pëlqen kur ajo krijon varësi, pasi i bën të ndihen të mbytur. Pavarësia e partnerëve është çelësi i një marrëdhënieje të suksesshme. Kështu ka gjithmonë për të zbuluar tek njëri-tjetri, edhe pasi vitet kalojnë dhe marrëdhënia bëhet më serioze, pasi secili ndjek edhe projekte të tjera krahas lidhjes!