In Medias Res

Editoriale

Bashkohuni me ne në rrjetet sociale

Kosovalive SH.P.K.
Rruga Vicianum, 2/1 Arberi
10000 Prishtine
Kosovë

Email: [email protected]
Tel: 038 753 465
Tel: 043 588 700

Si ta menaxhoni zemërimin e fëmijës tuaj?

me 29 Prill 2022 ora 14:16

U Kopjua

Nga Giuseppe Davenia

“Psiche.org”

Supozimi thelbësor:zemërimi është një emocion themelor në jetë. Ai ju jep mundësinë t’i përshtateni situatave, të jeni vigjilent, dhe të mbijetoni në një mjedis të caktuar, duke e përgatitur trupin tuaj për veprim!

Megjithatë, ky emocion mund të bëhet edhe jofunksional, dhe në disa raste edhe patologjik,duke shkaktuar vuajtje të mëdha për veten dhe për të tjerët…Prandaj, le ta imagjinojmë se çfarë mund të ndjejë një fëmijë kur përjeton një emocion të ngjashëm, kaq të fortë dhe të fuqishëm.

Ne duhet të përpiqemi gjithnjë të kemi parasysh faktin se fëmijët nuk janë ende në gjendje të vetë–rregullojnë plotësisht emocionet e tyre. Pikërisht për këtë arsye, i shohim ndonjëherë ata të përfshihen nga shpërthime të forta të zemërimit.

Ne prindërit kemi një rol thelbësorë për ta ndihmuar atë të menaxhojë emocionet, dhe të fitojë aftësinë për të menaxhuar zemërimin, e cila do të jetë shumë e rëndësishme me kalimin e viteve, dhe më pas sesi të menaxhojë zhgënjimin në një mënyrë të shëndetshme.

Ju do të më pyesni me të drejtë:Po si ta menaxhojmë zemërimin e fëmijëve tanë? Së pari,është e nevojshme t’ia fillojmë nga vetja. Fëmijët janë si sfungjeri. Ata vëzhgojnë qëndrimet tona dhe perceptojnë emocionet tona. Pra, sa më shumë të aftë të jemi në ruajtjen e qetësisësonë përballë situatave në jetën e përditshme, aq më shumë do të kemi sukses në qëllimin tonë.

Nuk duhet t’i bërtisni, kërcënoni apo frikësoni, dhe sigurisht as të “të përdorni duart” ndaj tyre. Pasi duke parë mënyrën tonë të sjelljes, ata do të fitojnë aftësinë e tyre për të vetë–rregulluar sjelljen e tyre. Nëse fëmija ynë na sheh duke bërtitur kur jemi të zemëruar, ndoshta edhe ai do të bëjë të njëjtën gjë.

Ne duhet t’i mësojmë fëmijëve tanë që ta njohim zemërimin, dhe jo ta shtypin atë. Edhe fëmijët e ndiejnë këtë ndjenjë, dhe duhet të ndjehen të lirë ta shprehin dhe ta njohin. Nuk është asnjëherë gabim të ndjesh një emocion, dhe fëmijët tanë duhet të jenë të vetëdijshëm për këtë:të jesh i zemëruar nuk është gabim.

Ne nuk duhet t’ia kufizojmë kurrë emocionet, por duhet të kufizojmë veprimet e tyre. Por të qenit i disponueshëm dhe empatik me fëmijët tënd, nuk do të do të pranosh të gjitha sjelljet e tij! Ne duhet të kemi forcën për ta mësuar atë me konceptin, se çdo njeri ka disa kufizime përveprimet që bën.

Për shembull, mund t’i thoni se është normale që mund të inatoset ndonjëherë me babin, por nuk është në rregull që të rrëzojë përtokë ndonjë objekt të shtëpisë! Dhe kur zemërimi është shpërthyes, le të kujtojmë kontaktin fizik, frenimin, që nuk do të thotë ta ndëshkosh atë, por ta largosh fizikisht fëmijën nga situata ku ndodhet, në mënyrë që të parandalosh që ai të lëndohet apo të lëndojë dikë tjetër.

Këtë sjellje duhet ta shoqërosh me një fjali të tipit:“E kuptoj që je i zemëruar, por kjo ështënjë sjellje është e gabuar. Tani qetësoni për disa minuta, dhe unë do të pres që të flasim dhe tëgjejmë zgjidhjen më të mirë për t’u përballur me problemin që të ka zemëruar”. Pra të folurit, të dëgjuarit, është thelbësore për mirëqenien psikologjike të fëmijës tuaj.

Shënim: Giuseppe Davenia, psikolog dhe psikoterapist, president i Shoqatës Kombëtare të Varësive Teknologjike në Itali.