In Medias Res

Editoriale

Bashkohuni me ne në rrjetet sociale

Kosovalive SH.P.K.
Rruga Vicianum, 2/1 Arberi
10000 Prishtine
Kosovë

Email: [email protected]
Tel: 038 753 465
Tel: 043 588 700

Snowden: Facebook dhe Instagram u fikën, bota u bë një vend më i shëndetshëm në një ditë të mrekullueshme

me 5 Tetor 2021 ora 07:43

U Kopjua

Situata me rënien e Facebook, Instagram dhe WhatsApp u komentua edhe nga ish këshilltari kontrovers i NSA, Edward Snowden.

Ai shkroi në Twitter se njerëzit duhet të përdorin aplikacione alternative të mesazheve në vend të WhatsApp, e cila është në pronësi të Facebook.

Sipas tij, kjo është një kujtesë se njerëzit duhet të përdorin një aplikacion jo-fitimprurës të mesazheve si Signal ose ndonjë aplikacion tjetër me burim të hapur.

Në një postim tjetër, ai tha se Facebook dhe Instagram u fikën në mënyrë misterioze dhe bota u bë një vend më i shëndetshëm në një ditë të mrekullueshme. Snowden më parë shkroi në Twitter se SingalAp është një aplikacion shumë më i sigurt për t’u përdorur sesa WhatsApp.

Snowden u bë i famshëm pasi zbuloi dokumentet sekrete amerikane që tregonin ekzistencën e një numri të projekteve të vëzhgimit sekret.