In Medias Res

Editoriale

Bashkohuni me ne në rrjetet sociale

Kosovalive SH.P.K.
Rruga Vicianum, 2/1 Arberi
10000 Prishtine
Kosovë

Email: [email protected]
Tel: 038 753 465
Tel: 043 588 700

Sot hapet aplikimi për viza pune në Ambasadën e Gjermanisë, kjo është procedura

me 1 Dhjetor 2021 ora 11:22

U Kopjua

Nga sot qytetarët e interesuar për vizë pune në Ambasadën e Gjermanisë do ta kenë mundësinë që për më shumë se dy javë të aplikojnë për vizë në këtë ambasadë, shkruan Kosova.LIVE.

Por, ndryshe nga herët e tjera, procedura për pajisje me vizë pune gjermane është ndryshuar nga kjo e hënë.

 Qytetarët e Kosovës që duan të marrin vizë gjermane, nga 1 dhjetori e deri më 17 dhjetor do ta kenë sistemin e hapur për aplikim dhe se përzgjedhja e tyre do të bëhet me short.

Pavarësisht se sa aplikojnë, brenda një muaji me vizë pune mund të pajisen rreth 450 persona. Në njoftimin e Ambasadës lëshuar të hënën thuhet se procedura e shortit do të mbikëqyret në Ministrinë e Jashtme Federale në Berlin.

Personat e interesuar do të kenë mundësinë që nga sot në orën 14:00 deri më 17 dhjetor në orën 12:00, nëpërmjet sistemit online të termineve të ambasadës të shprehin interesimin e tyre për procedurën e shortit.