In Medias Res

Editoriale

Bashkohuni me ne në rrjetet sociale

Kosovalive SH.P.K.
Rruga Vicianum, 2/1 Arberi
10000 Prishtine
Kosovë

Email: [email protected]
Tel: 038 753 465
Tel: 043 588 700

Sot përfundojnë pushimet verore për gjyqtarët e Speciales – nga e hëna do të mund të nisin shqyrtimet gjyqësore

me 14 Gusht 2020 ora 15:23

U Kopjua

Nga e hëna gjyqtarët e Dhoma të Specializuara të Kosovës në Hagë do të kthehen në punë, pas pushimeve verore për gati 3 javë sa ishin të parapara për ta, të cilat zyrtarisht u përfundojnë sot, por që lidhen edhe me dy ditët tjera të pushimit të fundjavës, që janë ditë të përhershme të mos punës edhe në ketë institucion.


Zëdhënësja e Dhomave të Specializuara, Angela Griep, ka sqaruar për Gazetën Online ‘Reporteri.net’ se përkundër periudhës 3 javë të pushimeve verore të gjykatës për vitin 2020, ky institucion ka qenë funksional edhe gjatë këtyre ditëve.

Ajo, specifikoi se periudha e pushimeve parasheh vetëm mos mbajtjen e seancave dëgjimore dhe disa shërbimeve tjera jothelbësore të cilat reduktohen në të tilla periudha të pushimeve.

“Gjatë të ashtuquajturit pushim gjyqësor, nuk mbahen seanca dëgjimore dhe disa shërbime jothelbësore janë reduktuar në minimum. Sidoqoftë, gjykata mbetet plotësisht funksionale gjatë kësaj periudhe dhe puna vazhdon në të gjitha seksionet e Dhomave të Specializuara të Kosovës”, deklaroi Griep të enjten për Reporteri.net.

Për periudhën e pushimit të gjykatës për vitin 2020 gjyqtarët dhe stafi tjetër ishin njoftuar qysh në nëntor të vitit të shkuar, me anë të një vendimi që është nxjerrë nga Kryetarja e Dhomave të Specializuara, Ekaterina Trendafilova.

Dokumenti ka paraparë që pushimet verore për Gjykatën Speciale kanë nisur të hënën e 27 korrikut dhe përfundojnë sot, më 14 gusht 2020. Rrjedhimisht, kjo mundëson që nga e hëna Haga të jetë krejtësisht funksionale, përfshirë edhe mbajtjen e seancave dëgjimore.

Data e përfundimit të pushimeve verore për gjyqtarët e Speciales ka rastisur të jetë edhe dita e fundit e afatit 6 muajsh që gjyqtari francez Nikola Giju ka pasur në dispozicion për konfirmimin ose jo të dy aktakuzave të para të dorëzuara në këtë institucion më 14 shkurt 2020 nga Zyra e Prokurorit të Specializuar në Hagë.

As zëdhënësja e Dhomave të Specializuar, Angela Griep në përgjigjen e saj për Reporteri.net, të enjten nuk e ka bërë “plotësisht” të qartë ‘fatin’ e dy lendeve penale që Gjykata Speciale i ka pranuar 6 muaj më parë nga Zyra e Kryeprokurorit të Specializuar, amerikanit Jack Smith.

Griep as nuk ka mohuar e as pohuar konfirmimin e dy akteve të para akuzuese për ish-pjesëtarët e UÇK-së të dorëzuara nga Zyra e Prokurorit të Specializuar, që udhëhiqet nga amerikani Jack Smith.

“Në lidhje me pyetjet tuaja rreth aktakuzave dhe kohën e konfirmimit, deri më tani asnjë aktakuzë nuk është bërë publike. Derisa një aktakuzë e konfirmuar të bëhet publike ajo mbetet konfidenciale si dhe procedurat që lidhen me shqyrtimin e aktakuzave” ka thënë Angela Griep për Reporteri.net.

Por, jo për të gjithë të përfshirit në këto lëndë Zyra e Prokurorit të Specializuar ka qëndruar kaq e mbyllur.

Organi i akuzës me 24 qershor të këtij viti njoftoi se në njërën nga tre akte akuzuese për ngritjen e të cilave është njoftuar deri më tash janë të përfshirë dy nga figurat kryesore të UÇK-së, Hashim Thaçi që tani është Presidenti i Kosovës dhe Kadri Veseli, që për dy mandate ka qenë kryetar i Kuvendit, ndërsa aktualisht udhëheq Partinë Demokratike të Kosovës.

Ndërkohë, periudhat e pushimit të gjykatës për vitin 2020 parasheh pushim dy javorë për gjyqtarët e Speciales edhe në fundvit, nga data 21 dhjetor 2020 deri në ditën e parë të vitit 2021.