In Medias Res

Editoriale

Bashkohuni me ne në rrjetet sociale

Kosovalive SH.P.K.
Rruga Vicianum, 2/1 Arberi
10000 Prishtine
Kosovë

Email: [email protected]
Tel: 038 753 465
Tel: 043 588 700

Sot shokë skuadre, dikur Ibrahimovic dhe Kjaer ziheshin keq

me 14 Janar 2020 ora 10:31

U Kopjua

PRISHTINË | 14 JAN 2020 | Nga KosovaLive

Simon Kjaer është blerja më e re e Milanit, i cili të hënën e kompletoi transferimin nga Atalanta ku ishte në huazim.

Danezi sërish ka kaluar në huazim, pasi kartonin e tij e posedon ende Sevilla, ndërsa ka bërë karrierë në klube si Palermo, Roma, Wolfsburg, Lille e Fenerbahce.

Ai njihet si mbrojtës i fuqishëm dhe në të kaluarën nuk është se i kanë munguar problemet me sulmuesit.

Një të tillë e kishte edhe me tash shokun e skuadrës Zlatan Ibrahimovic.

Në ndeshjen Fenerbahce – Manchester United, dyshja e kishi një zënkë jo të vogël, ku suedezi madje e kishte kapur edhe në fytyrë danezin që luante te gjiganti turk, telegrafi.

Vetëm ndërhyrja e bashkëlojtarëve e ndali që zënka të bëhej më e madhe.

Mbetet të shihet tani se si do të jenë raportet  mes dy yjeve skandinave te Milani, pasi do t’i mbrojnë ngjyrat e njëjtë që nga ndeshja e ardhshme.