In Medias Res

Editoriale

Bashkohuni me ne në rrjetet sociale

Kosovalive SH.P.K.
Rruga Vicianum, 2/1 Arberi
10000 Prishtine
Kosovë

Email: [email protected]
Tel: 038 753 465
Tel: 043 588 700

Sot Vetëvendosje proteston në sheshet e Prishtinës

me 28 Maj 2020 ora 08:30

U Kopjua

Një ditë para se Gjykata Kushtetuese e Kosovës të marrë vendimin final për dekretin e mandatarit, shoqëria civile sot organizohet një tubim në sheshet e Prishtinës, ku pritet të marrin pjesë 3500 deri 5000 persona.


Të mërkurën,  qendrat e VV-së nëpër komuna janë organizuar për t’i transportuar aktivistët deri në kryeqytet. Ata do të sillen me autobusë.

Simulimi i protestës është arsyetuar në këtë parti, që ka dalë e para në zgjedhje, por kundër së cilës është bërë i gjithë spektri politik dhe do që ta nxjerrë në opozitë.

Kryeministri në detyrë Albin Kurti tha se e drejta e protestës iu takon vetëm qytetarëve dhe se ajo nuk ka të bëjë me vendimin që do të marrë Kushtetuesja.

Policia e Kosovës ka konfirmuar për Reporteri.net se ka lejuar mbajtjen e kësaj siç VV po e quan performancë.

“Policia e Kosovës e njeh të drejtën e qytetarëve për tubime publike, fjalën e lirë në tubime publike, protesta e manifestime publike, në pajtim me Kushtetutën dhe ligjet në fuqi”, thuhet në përgjigjen që Policia e ka dhënë për Reporterin.

Prova për protestë pritet që të fillojë nga ora 17:00 dhe të realizohet deri në orën 19:00. Ajo do të mbahet në tri sheshe të Prishtinës: Në sheshin “Skënderbeu”, në sheshin “Ibrahim Rugova”, si dhe në sheshin “Adem Jashari”. Këto sheshe i kufizojnë godinat e institucioneve qendrore: Presidencës, Kuvendit dhe Qeverisë.

Ndryshe, edhe më herët në sheshet e Prishtinës janë organizuar ‘prova për protesta’, por me një numër më të vogël të pjesëmarrësve.