In Medias Res

Editoriale

Bashkohuni me ne në rrjetet sociale

Kosovalive SH.P.K.
Rruga Vicianum, 2/1 Arberi
10000 Prishtine
Kosovë

Email: [email protected]
Tel: 038 753 465
Tel: 043 588 700

Sulm racist studentit kinez në Australi, rrezikon të humbasë shikimin

me 27 Shkurt 2020 ora 15:59

U Kopjua

Një student kinez në Australi ka rënë pre e një sulmi racist në Australi.

Studenti, i njohur vetëm si Kostandini, po shëtiste në rrugë në qytetin Adelaide të shtunën, kur atij iu afrua një njeri që e urdhëroi të fliste anglisht.

Në një akt të një dhune të tmerrshme burri më pas goditi 29-vjeçarin në fytyrë duke e rrahur barbarisht, shkruan Daily Mail.

Studenti tashmë rrezikon të humbasë shikimin dhe do t’i duhen mijëra dollarë për të kryer operacionin. Mësuesi Kostandinit, Mark Holgate është i inatosur për atë që i ka ndodhur studentit të tij, i cili e përshkroi si një nga njerëzit më të bukur që kishte takuar.

”Sot jam i zemëruar dhe i turpëruar që jam australian. Një student i imi kinez u sulmua në rrugë nga një burracak pasi po fliste një gjuhë tjetër. Ai ishte i shqetësuar për familjen e tij në Kinë për shkak të koronavirusit, dhe tani i ka ndodhur diçka shumë më e keqe”, u shpreh Holgate.

Kostandini ka nevojë për një operacion të menjëhershëm dhe për shkak se nuk është shtetas austrialian, do t’i duhen mijëra dollarë.

Për t’i ardhur në ndihmë, është krijuar një faqe e GoFundMe dhe deri më tani janë mbledhur 2,480 dollarë nga 6000 që nevojiten.