In Medias Res

Editoriale

Bashkohuni me ne në rrjetet sociale

Kosovalive SH.P.K.
Rruga Vicianum, 2/1 Arberi
10000 Prishtine
Kosovë

Email: [email protected]
Tel: 038 753 465
Tel: 043 588 700

Suma flet pas anulimit të zgjedhjeve në Han të Elezit

me 21 Tetor 2021 ora 17:04

U Kopjua

Paneli Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa (PZAP) ka vendosur sot të anulojë zgjedhjet për kryetar të  komunës në Hanin e Elezit.

Kandidati për kryetar, Rufki Suma, i cili mori 2 mijë e 70 vota, e vlerësoj këtë vendim si të drejtë.

Ai tha se beson që në ditën e zgjedhjeve ka pasur shit-blerje të votave.

“Unë besoj që ka pasur shit-blerje të votave. Në ditën dhe natën e zgjedhjeve ka pasur ndikim, megjithatë atë ajo që ka qenë fakt i pranuar nga kundërkandidati është se ka vizituar të gjitha vendvotimet dhe qendrat e votimit në ditën e zgjedhjeve kurse natën e zgjedhjeve dyshohet se ka pasur ndikime, ka edhe dëshmi e argumente.

Mendoj që është një vendim i drejtë, pasi është e ndaluar me ligj që kandidati për kryetar të vizitoj vendvotimet, është dashur të veprojnë Policia e Kosovës, pasi bie ndesh me kodin e etiks dhe ligjin”, tha ai.

Suma u shpreh i bindur se në rivotim do të del fitues, sipas tij, nëse nuk ka presion tek votuesit.

“Fitorja mbetet një vendim i popullatës, por nëse nuk ka presion dhe ndikime besoj se do të fitoj”, tha ai.

Në zgjedhjet e 17 tetorit fitues doli Mehmet Ballazhi nga PDK me 2 mijë e 485 vota.