In Medias Res

Editoriale

Bashkohuni me ne në rrjetet sociale

Kosovalive SH.P.K.
Rruga Vicianum, 2/1 Arberi
10000 Prishtine
Kosovë

Email: [email protected]
Tel: 038 753 465
Tel: 043 588 700

Sveçla për Valdete Dakën: I ka 60 vjet, por ka mbetur një vit mbrapa – duhet të update-ohet

me 21 Janar 2021 ora 13:37

U Kopjua

Zyrtari i VV-së, Xhelal Sveçla ka reaguar pas deklaratës së kryetares së KQZ-së e cila në një konferencë për media ka thënë se ndihet e kërcënuar nga deklarata e Glauk Konjufcës i cili e akuzoi mbrëmë se ajo po dëshiron eliminimin politik të Albin Kurtit.

Sveçla ka shkruar se Daka po mendon se ndodhet në vitin 2020 kur sipas tij, ish presidenti Thaçi i dërgonte letra Albin Kurtit, dhe bënte darkë pune me ish ambasadorin Grenell.

“Valdete Daka e ka moshën 60 vjeç, mirëpo ajo është një vit e vjetër. Po mendon që ndodhet në janarin 2020 kur ish presidenti Thaçi i dërgonte letra Albin Kurtit, dhe bënte darkë pune me ish ambasadorin Grenell. Dhe, ndjehet e frikësuar mandej.
Mirëpo, ajo duhet të update-ohet, ta marrë kalendarin e ri: njëmend është muaji janar, por viti është 2021 e jo 2020. Kosova tash ka presidente të re, znj. Vjosa Osmani, dhe së shpejti kryeministër të ri, z. Albin Kurti. E kuptojmë që znj. Daka nuk do ta votojë listën VETËVENDOSJE!-Vjosa me 14 shkurt, por ajo nuk bën që preferencën e saj personale ta keqpërdorë si kryetare e KQZ-së”, shkruan Sveçla./ Kosova.LIVE