In Medias Res

Editoriale

Bashkohuni me ne në rrjetet sociale

Kosovalive SH.P.K.
Rruga Vicianum, 2/1 Arberi
10000 Prishtine
Kosovë

Email: [email protected]
Tel: 038 753 465
Tel: 043 588 700

Syla thotë se VV po bën fushatë me ‘vendet e reja’ në FSK: Mos e flliqni, boll mo

me 22 Tetor 2021 ora 13:37

U Kopjua

Analisti Valon Syla thotë se VV po bën fushatë duke hapur konkurs për 800 vende të reja në FSK.

Ai shkruan:

Albin Kurti nëpërmes një ushtari Norvegjez, tash Ministër i Mbrojtjes nga Diaspora, i hapi 800 vende ‘të reja’ në FSK bash për balotazh.

Ku jeni nisë. Me mush ushtrinë Vetëvendosje a?

Edhe qaty keni met pa e flliç, e pasket mësy këtë here bashkë me Prindonin e Vjosën, me mush ushtrinë me militanta të Facebookut a. E more llaskuca.

Ky konkurs, duhet me u pezullu deri pas zgjedhjeve. Mos e flliqni FSK’në aty. Boll mo.