In Medias Res

Editoriale

Bashkohuni me ne në rrjetet sociale

Kosovalive SH.P.K.
Rruga Vicianum, 2/1 Arberi
10000 Prishtine
Kosovë

Email: [email protected]
Tel: 038 753 465
Tel: 043 588 700

Synimet për anëtarësim në NATO, Rusia ia ndërpren rrymën Finlandës

me 14 Maj 2022 ora 13:28

U Kopjua

Po raportohet se Rusia ka ndërprerë energjinë elektrike në Finlandë.

“Është në zero për momentin”, tha një menaxher i lartë në rrjetin kombëtar të Finlandës për agjencinë e lajmeve AFP.

Të dyja palët kishin paralajmëruar të premten se ndërprerja do të ndodhte sepse kompania ruse e energjisë që e furnizonte atë nuk po paguhej, shkruan BBC, transmeton Gazeta Express.

RAO Nordic – një degë e një kompanie ruse të energjisë – ka blerë energji elektrike nga tregu rus dhe e dërgon atë në Finlandë prej vitesh, duke e shitur atë.

Kompania thotë se nuk është paguar për energjinë e shitur që nga 6 maji dhe se për këtë arsye është duke tërhequr e ndalur rrymën.

Nuk është e qartë nëse këto çështje pagesash lidhen me synimin e Finlandës për të aplikuar për t’u anëtarësuar me NATO-n, gjë për të cilën Rusia ka kërcënuar se do të ketë pasoja.

Sido që të jetë, operatori kombëtar i energjisë elektrike Fingrid thotë se furnizimet nuk janë në rrezik dhe vendi do të rrisë prodhimin e tij derisa në vend të kësaj do të blejë më shumë energji nga Suedia.