In Medias Res

Editoriale

Bashkohuni me ne në rrjetet sociale

Kosovalive SH.P.K.
Rruga Vicianum, 2/1 Arberi
10000 Prishtine
Kosovë

Email: [email protected]
Tel: 038 753 465
Tel: 043 588 700

Syzet e mençura ‘Ray-Ban’ nga Facebook

me 13 Shtator 2021 ora 13:57

U Kopjua

Facebook ka bashkëpunuar me EssilorLuxottica, prodhuesin e syzeve Ray-Ban, për t’iu sjellë ‘Ray-Ban Stories’ – një palë syze që janë ndoshta risia më i lezetshme që do të shihni ditëve në vijim.

Sa i përket telefonatave, këto syze kanë të integruara altoparlantët dhe mikrofonin si dhe një aplikacion të quajtur Facebook View. Dy kamera të përparme në çdo cep të kornizave i lejojnë përdoruesit të regjistrojnë me syzet e tyre, ndërsa një tregues LED u lejon njerëzve të dinë që po i filmoni ata. Këto duken shumë të ngjashme me syzet Snap Inc në pamje dhe funksionalitet, që do të thotë se ato janë në thelb vetëm syze të rregullta Ray-Ban me kamera të lidhura.

AR është akoma diçka për të cilën Facebook është shumë i interesuar, megjithatë, dhe ndërkohë që ky produkt nuk është ende aty, kompania në fjalë ka nënshkruar një partneritet shumëvjeçar me EssilorLuxottica, që do të thotë se një produkt plotësisht i aktivizuar me AR mund të shfaqet në të ardhmen.

Nëse jeni të shqetësuar për privatësinë tuaj, Facebook përpiqet të ofrojë siguri në postimin e tij në blog se të dhënat dhe kujtimet e filmuara nga syzet e ‘Ray-Ban Stories’ do të jenë të sigurta. Sipas kompanisë, syzet u krijuan duke pasur parasysh privatësinë që në fillim, me karakteristika të shumta të integruara për t’u siguruar pronarëve të pajisjeve dhe përdorueseve kontroll dhe rehati në mendje. Kompania gjithashtu krijoi një mikrofaqe të privatësisë së syzeve ‘Ray-Ban Stories’ me informacione të mëtejshme mbi këto veçori nëse doni ta kontrolloni.

Syzet ‘Ray-Ban Stories’ tashmë kanë dalur në shitje në Shtetet e Bashkuara, Mbretërinë e Bashkuar, Kanada, Irlandë, Itali dhe Australi, me çmim që fillon nga 299 dollarë, që është i njëjtë me kufjet e para 128 GB Oculus Quest 2 VR. Po ashtu do të jeni në gjendje t’i gjeni këto syze edhe me lente të polarizuara ose Transitions. Syzet janë në dispozicion në pesë ngjyra të ndryshme dhe vijnë në tre modele të ndryshme: Wayfarer (Wayfarer L), Round dhe Meteor.