In Medias Res

Editoriale

Bashkohuni me ne në rrjetet sociale

Kosovalive SH.P.K.
Rruga Vicianum, 2/1 Arberi
10000 Prishtine
Kosovë

Email: [email protected]
Tel: 038 753 465
Tel: 043 588 700

Tahiri – Qeverisë: Po merrni vendime të lehta, kur do ta hapni kufirin?

me 27 Janar 2022 ora 14:36

U Kopjua

Shefi i Grupit Parlamentar të AAK-së, Besnik Tahiri, e ka pyetur kryeministrin Akbin Kurti se kur do ta hapin kufirin me Shqipërinë dhe Maqedoninë.

Gjatë fjalës së tij në seancën ku po debatohet për gjendjen me pandeminë, Tahiri përmendin qëndrimin e Organizatës Botërore të Shëndetësisë, sipas të cilit tha se, ndalimet e udhëtimit nuk e parandalojnë dhe përhapin variantin Omicron, transmeton Kosova.LIVE.

“Qëndrimi i OBSH-së është se ndalimet e udhëtimit nuk e parandalojnë dhe nuk e përhapin variantin Omicron, pse e keni mshel kufirin me Shqipërinë dhe Maqedoninë dhe kur do ta hapni. Në qoftë se OBSH ka një qëndrim të tillë pse Kosova ka një qëndrim tjetër?”.

“A mundesh me na shpjegu kryeministër, si është e mundur që ora policore të ndalë Omicronin e jo Shërbimi Shëndetësor, kushtet, inspektimi, ato e ndalin, jo ora policore se po shihet që as qarkullimi nga jashtë e as ai nga brenda nuk e ndal. Si të mbyllen fitneset dhe pastaj në qendra tregtare të shkojë 3-4 mijë vetë dhe të mos ketë inspektim. Unë mendoj se Qeveria nuk po merr vendime të vështira, por vendime të lehta, shumë të lehta. Ato të cilat e ndalin jetën dhe ia bëjnë qytetarit jetën më të vështirë”.