In Medias Res

Editoriale

Bashkohuni me ne në rrjetet sociale

Kosovalive SH.P.K.
Rruga Vicianum, 2/1 Arberi
10000 Prishtine
Kosovë

Email: [email protected]
Tel: 038 753 465
Tel: 043 588 700

Takohen sot Grenell – Vuçiq

me 24 Janar 2020 ora 10:29

U Kopjua

PRISHTINË | 24 JAN 2020 | Nga KosovaLive

Pas vizitës që e zhvilloi në Kosovë, përfaqësuesi i Amerikës për bisedimet ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, Richard Grenell, po qëndron për vizitë në Serbi.

Para se të takohet me presidentin serb Aleksandar Vuçiq, takim ky që mbahet në orën 09:00, ambasadori Richard Grenell tha me të arritur atje të enjten se ekziston një afat i shkurtër kohor për t’i zgjidhur marrëdhëniet Prishtinë-Beograd.

Grenell gjithashtu ka theksuar se Trump nuk do të donte të humbiste kohë dhe se nuk do të lejonte që zgjidhja të zgjasë shumë nëse nuk ka përparim.

“Fakti është që ne jemi të përqendruar në këto çështje, por më duhet të them që ekziston një afat i shkurtër kohor – Presidenti Trump nuk dëshiron të humbasë kohë the nuk do të lejojë që zgjidhja të zgjasë shumë nëse nuk ka asnjë shenjë të përparimit”.

“Ne nuk duam që të humbasim kohë ose të imponojmë zgjidhje. Shpresoj që serbët dhe Kosova do ta shfrytëzojnë mundësinë që e kanë tani”, transmeton klankosova.tv.