Reperja shqiptare, Tayna vazhdon të jetë një emër shumë i përfolur në mediet rozë.
Tayna ka qenë shumë aktive me projekte muzikore duke mos u ndalur asnjëherë me risitë, shkruan Kosova.LIVE.
Së fundmi, përmes një postimi në rrjetet sociale ajo ka paralajmëruar këngën e saj më të re.
“Pijetore” titullohet kënga e cila është shoqëruar me videoklip.
Tayna nuk ka zbuluar datën e publikimit por gjithë fansat janë në pritje të këtij hiti.