In Medias Res

Editoriale

Bashkohuni me ne në rrjetet sociale

Kosovalive SH.P.K.
Rruga Vicianum, 2/1 Arberi
10000 Prishtine
Kosovë

Email: [email protected]
Tel: 038 753 465
Tel: 043 588 700

Të hënën mblidhet Kryesia e Kuvendit, diskutohet për ndryshimin e ligjit për Festa Zyrtare

me 14 Maj 2022 ora 01:47

U Kopjua

Ditën e hënë, me fillim nga ora 11:00, Kryesia e Kuvendit të Kosovës do të mblidhet për të diskutuar ndër të tjerash për projektligjin për Festat Zyrtare, atë për qeverisjen lokale, si dhe për Policinë Ushtarake në FSK.

Gjatë takimit do të diskutohet edhe për situatën e sigurisë në vend dhe për politikat e jashtme. 

Rendi i plotë i ditës:

I. Miratimi i procesverbaleve të mbledhjeve të mëparshme të Kryesisë së Kuvendit,

II. Pika e papërfunduar nga Seanca plenare, e mbajtur më 22, 23, 24 shkurt, 16 mars dhe 14 prill 2022:

  1. Votimi në parim i Projektligjit nr.08/L-104 për ndryshimin dhe plotësimin e ligjit nr.03/L-040 për vetëqeverisjen lokale,

III. Pika e papërfunduara nga Seanca plenare, e mbajtur më 24, 25 shkurt, 16 mars dhe 14 prill 2022:

  1. Shqyrtimi i parë i Projektligjit nr. 08/L-023 për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit nr. 03/L-064 për Festat Zyrtare në Republikën e Kosovës.

IV. Pika e papërfunduar nga Seanca plenare, e mbajtur më 7 dhe 14 prill 2022:

8.      Zgjedhja e një (1) anëtari të Bordit të Radiotelevizionit të Kosovës, nga radha e komunitetit serb,

V. Pika e papërfunduar nga Seanca plenare, e mbajtur më 12 prill 2022:

1. Vazhdimi i debatit parlamentar për politikën e jashtme.

VI. Pika e papërfunduar nga Seanca plenare, e mbajtur më 14, 19 prilldhe 11 maj 2022:

7. Debat parlamentar në lidhje me situatën e sigurisë në vend.

VII. Përgatitjet për Seancë plenare të re të radhës:

1.      Deklarimet jashtë rendit të ditës,

2.      Pyetjet parlamentare,

3.      Miratimi i procesverbalit nga Seanca plenare e mëparshme,

4.      Shqyrtimi i dytë i Projektligjit nr.08/L-113 për Policinë Ushtarake në Forcën e Sigurisë së Kosovës,

5.      Shqyrtimi i parë i Projektligjit nr. 08/L-133 për Komisionerin Parlamentar për Forcën e Sigurisë së Kosovës,

6.      Zgjedhja e pesë (5) zëvendësve të Avokatit të Popullit.

VIII. Shqyrtimi i propozimeve dhe i kërkesave