In Medias Res

Editoriale

Bashkohuni me ne në rrjetet sociale

Kosovalive SH.P.K.
Rruga Vicianum, 2/1 Arberi
10000 Prishtine
Kosovë

Email: [email protected]
Tel: 038 753 465
Tel: 043 588 700

Teatri “Hadi Shehu” në bashkëpunim me “Klau’s Film Association”-Tiranë,sjellin shfaqjen me kukulla për fëmijë “Planeti I ftohtë”

me 9 Dhjetor 2019 ora 22:29

U Kopjua

Shfaqja flet për një vajzë me emrin Klea, e cila ka dëshirë të fluturojë lart në qiell për t’I parë yjet nga afer.

Endrra ia plotëson dëshirën dhe ajo arrin të ngjitet lart në qiell por ajo c’ka sheh nuk e gëzon aspak. Ajo gjendet e vetme në mes humbëtires dhe fillon të dridhet jo vetëm nga frika e vetmisë, por edhe nga I ftohi I madh.

Pikerisht në momentin kur I ka humbur shpresat dhe frika I ka hyrë në palcë, ajo njihet me dy banorë të Planetit Hundëcip, Cipkon dhe Cipkofreskun. Ata janë dy fëmijë të cudishtshëm, të cilët me anë të lojës dhe shakasë arrijnë t’ia largojnë vetminë dhe frikën Kleas dhe t’ia ngrohin sadopak zemrën.

Pasi miqësohen, luajnë e argëtohen ata I rrëfejnë asaj historinë e tyre sa të trishtë aq edhe qesharake brenda një realiteti aspak të zakonshëm njerëzor. Fantazia është elementi mbizotërues I kësaj vepre.

Të papriturat situatat dhe rrethanat i bëjnë këto personazhe tepër simpatikë dhe të dashur për të gjithë. Aty çdo kush mund të shohë apo të gjejë veten.