In Medias Res

Editoriale

Bashkohuni me ne në rrjetet sociale

Kosovalive SH.P.K.
Rruga Vicianum, 2/1 Arberi
10000 Prishtine
Kosovë

Email: [email protected]
Tel: 038 753 465
Tel: 043 588 700

Telekomi i Kosovës ftesë kompanive private për të fituar një projekt për fibra optik

me 26 Shkurt 2021 ora 18:18

U Kopjua

Telekomi i Kosovës ka ftuar kompanitë private të cilat janë në gjendje të ofrojnë kryerjen e disa punimeve që lidhen me fibrat optik, që të jenë nënkontraktorë për aplikimin në një grant që do të jepet nga Ministria e Ekonomisë dhe Ambientit.

Në njoftimin e Telekomit të Kosovës, kompanitë ftohen që të aplikojnë, në mënyrë që të mund të fitohet ky projekt, i cili më pas do të implementohet bashkarisht prej tyre.

Më poshtë lexoni të plotë njoftimin e Telekomit të Kosovës:

SHPREHJE INTERESI

Me datë 10 shkurt 2021, Ministria e Ekonomisë dhe Ambientit ka shpallur dëgjimin publik https://kodeproject.org/wp-content/uploads/2021/02/Second-Public-Consultation-for-Unconnected-Towers_SQ.docx.pdf për lidhjen e Pirgjeve (BTS-ve) me fiber optik. Dëgjimi publik ka zgjatur deri me 18 shkurt 2021. Ky ka qenë edhe parakushti i fundit dhe më pas Ministria e Ekonomisë dhe Ambientit, procedon me hapjen “Thirrje për Aplikim sipas skemës së GRANTE-ve për Financimin e Infrastrukturës Dixhitale”.

Telekomi i Kosovës SH.A., shpreh interesin e tij për të aplikuar në “Thirrje për Aplikim sipas skemës së granteve për Financimin e Infrastrukturës Dixhitale”, e cila pritet të publikohet së shpejti nga Ministria e Ekonomisë dhe Ambientit, si njëra nga komponentët e Projektit të Ekonomisë Dixhitale të Kosovës (KODE). Për të aplikuar në skemën e granteve të lartcekura, Telekomi i Kosovës SH.A. ka nevojë për bashkëpunëtorë, të cilët do të ishin në gjendje të ofrojnë kryerjen e disa punimeve/furnizimeve/shërbimeve, që nuk mund të realizohen nga vet Telekomi.

Projekti KODE financohet nga Asociacioni Ndërkombëtar për Zhvillim (IDA), dhe informata më të detajuara për projektin mund të gjenden në https://kodeproject.org
Telekomi i Kosovës SH.A. në cilësinë e Aplikuesit për GRANT, përmes këtij publikimi, fton të gjithë bashkëpunëtorët potencial për bashkëpunim të mundshëm, të cilët do të jenë në cilësinë e nënkontraktorit.

Për t`u bërë bashkëpunëtorë potencial te Telekomit, operatorët ekonomik fillimisht duhet të plotësojnë disa kushte, si në vijim:

• Duhet të dorëzojnë Certifikatën e Regjistrimit te Biznesit (Kopje).
• Të dorëzojnë listën e referencave për punët/furnizimet apo shërbimet e kryera në fushën e telekomunikacionit me theks në ndërtimin e rrjetave optike.
• Listën e personelit në dispozicion për realizim të projektit.
• Vërtetimin e Administratës Tatimore, që nuk është në vonese të pagesës së tatimeve
• Certifikatën nga Gjykata Themelore, që nuk është në procedure të falimentimit dhe likuidimit.

Përzgjedhja e bashkëpunëtorëve potencial do të bëhet duke pasur parasysh plotësimin e kërkesave të mësipërme si dhe seriozitetin e kompanisë që aplikon, ku përparësi do të kenë kompanitë të cilat kanë punuar në fushën e Telekomunikacionit në të kaluarën.
Të gjitha dokumentet duhet të dorëzohen përmes e-mail adresës: [email protected], ndërsa për pyetje apo sqarime eventuale mund të drejtoheni gjithashtu në e-mail adresën [email protected]

Afati i fundit për dorëzim të aplikacioneve është data: 11 mars 2021, në ora 24:00.
Vetëm operatorët ekonomik që i plotësojnë kushtet dhe konsiderohen të përshtatshëm do të ftohen për të diskutuar lidhur me mundësitë e ftesës për bashkëpunim të mëtutjeshëm me Telekomin e Kosovës në këtë projekt, respektivisht aplikimi në skemën e GRANTE-ve sipas thirrjes së lartcekur.