In Medias Res

Editoriale

Bashkohuni me ne në rrjetet sociale

Kosovalive SH.P.K.
Rruga Vicianum, 2/1 Arberi
10000 Prishtine
Kosovë

Email: [email protected]
Tel: 038 753 465
Tel: 043 588 700

Televizioni Publik Gjerman: Në Kosovë, coronavirusi jashtë kontrollit

me 12 Gusht 2020 ora 12:20

U Kopjua

Televizioni publik gjerman “ZDF” ka realizuar një reportazh në Kosovë rreth situatës pandemike dhe, sipas tij, situata me COVID-19 ka dalë plotësisht jashtë kontrollit.


ZDF ka përmendur numrin e lartë të personave që po vdesin si pasojë e virusit, derisa thekson faktin se Kosova ka më pak se dy milionë banorë.

“Në Kosovë, një vend që ka gati 2 milionë banorë, ndodhin çdo ditë nga 12 vdekje si pasojë e coronavirusit”, thuhet në shkrimin e publikuar nga ZDF.

Gjithashtu, mediumi gjerman ka përshkruar edhe situatën e rënduar nëpër spitale, mungesën e respiratorëve dhe zënien e pothuajse të gjithë shtretërve.

ZDF shkruan se numri i personave të infektuar ka filluar të rritet që nga lehtësimi i masave në qershor.