Kulturë

Bashkohuni me ne në rrjetet sociale

Kosovalive SH.P.K.
Rruga Vicianum, 2/1 Arberi
10000 Prishtine
Kosovë

Email: [email protected]
Tel: 038 753 465
Tel: 043 588 700

Tensionet në Tajvan, 20 avionë kinezë e kalojnë vijën mesatare në ujërat me ishullin

11:21 / 05 Gusht 2022

U Kopjua

Ministria e Mbrojtjes e Tajvanit tha sot se “shumë” anije dhe avionë kinezë kishin kaluar vijën mesatare të ngushticës së Tajvanit për të dytën ditë me radhë.

Një burim i Tajvanit i ka thënë Reuters se rreth 10 anije të marinës kineze kaluan vijën mesatare dhe mbetën në zonë të premten në mëngjes, si dhe rreth 20 avionë ushtarakë kinezë gjithashtu e kaluan atë për pak kohë.

Anijet e marinës së Tajvanit po qëndrojnë afër për të monitoruar aktivitetet e marinës kineze, shtoi burimi.

Vija mesatare është linja ndarëse informale midis Kinës kontinentale dhe Tajvanit.

Pas tensionit të shkaktuar mes Kinës dhe Tajvanit për shkak të vizitës së saj,  është deklaruar Kryetarja e Dhomës së Përfaqësuesve të SHBA-së, Nancy Pelosi, e cila vazhdoi zotimet ndaj Tajvanit.

Ajo tha se Kina “nuk do ta izolojë” Tajvanin duke penguar politikanët amerikanë të udhëtojnë atje.

“Ata nuk na e bëjnë neve orarin e udhëtimit”.

Pelosi i bëri komentet e saj nga ambasada amerikane në Tokio, teksa viziton Japoninë në fazën e fundit të turneut të saj aziatik.