In Medias Res

Editoriale

Bashkohuni me ne në rrjetet sociale

Kosovalive SH.P.K.
Rruga Vicianum, 2/1 Arberi
10000 Prishtine
Kosovë

Email: [email protected]
Tel: 038 753 465
Tel: 043 588 700

Thaçi: E dhimbshme të shohësh sa është dëmtuar puna e bujqve tanë

me 5 Gusht 2020 ora 17:15

U Kopjua

Reshjet e shiut kanë shkaktuar dëme të mëdha në bujqësi.

Presidenti Hashim Thaçi ka thënë se është shumë e dhimbshme të shohësh puna e bujqve, djersa dhe mundi i tyre.

Ai përmes një postimi në Facebook, ka thënë se Kosova duhet të bëjë më shumë për bujqit dhe bujqësinë.

Postimi i tij:

Shumë e dhimbshme të shohësh sa është dëmtuar puna e bujqve tanë, djersa dhe mundi i tyre, dje dhe sot, pas breshrit dhe rrebesheve të shiut në vendin tonë.

Nuk është aspak e lehtë të merresh me bujqësi, veçanërisht pasi rreziku nga fatkeqësitë natyrore i kanoset gjithnjë sektorit.

Një dëm sezonal, bujqve tanë shpeshherë ua bënë të pamundur mbijetesën biznesore apo edhe punimin e tokës së tyre në sezonin e ardhshëm.

Prandaj, Kosova duhet të bëjë më shumë për bujqit dhe bujqësinë. Duhet të bëjë më shumë për njerëzit tanë të vyeshëm dhe për këtë sektor jetik për ekonominë tonë.