In Medias Res

Editoriale

Bashkohuni me ne në rrjetet sociale

Kosovalive SH.P.K.
Rruga Vicianum, 2/1 Arberi
10000 Prishtine
Kosovë

Email: [email protected]
Tel: 038 753 465
Tel: 043 588 700

Thaçi uron Bajramin: E kemi kaluar gjithmonë bashkë, kësaj here ta kalojmë në distancë

me 31 Korrik 2020 ora 09:27

U Kopjua

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi ua ka uruar festën e Kurban Bajramit të gjithë besimtarëve islam.


Ai me anë të një postimi në Facebook ka uruar që kjo festë të jetë me shumë solidaritet, mirëkuptim dhe harmoni për njëri tjetrin.

Thaçi po ashtu ka bërë thirrje që kësaj here duhet të mbahet distanca fizike për t’u ruajtur shëndeti i më të dashurve tanë.

Postimi i plotë i presidentit:

Një festë me shumë solidaritet, mirëkuptim e harmoni për njëri-tjetrin qoftë ky Kurban Bajram. E kemi kaluar gjithherë të bashkuar, por në këto ditë të vështira nëpër të cilin po kalon populli ynë dhe tërë bota për shkak të pandemisë, këtë herë duhet ta kalojmë duke e ruajtur distancën fizike dhe shëndetin e më të dashurve tanë. Urime të përzemërta të gjithë besimtarëve myslimanë!.